web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elseid Hysajt i del emri te skuadra e La Liga-s

10 Tetor 2026, 17:12, Sport CNA

Elseid Hysajt i del emri te skuadra e La Liga-s

Elseid Hysaj mund të vijojë karrierën në Spanjë, pasi ka tërhequr interesimin e Elches. Klubi spanjoll po shqyrton mundësinë e afrimit të mbrojtësit shqiptar 32-vjeçar për të përforcuar repartin e prapavijës.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Elche është gati t’i paraqesë një ofertë futbollistit, i cili është pa skuadër që prej përfundimit të marrëveshjes me Lazion më 30 qershor 2026.

Hysaj ishte diskutuar gjithashtu si një alternativë për Bolognën, por klubi italian zgjodhi Matteo Darmianin. Paraqitjet e fundit me Kombëtaren shqiptare i kanë dhënë mbrojtësit mundësinë të tregojë se është në gjendje të luajë, pavarësisht mungesës së një klubi.

Vetë Hysaj ka konfirmuar se është në bisedime me disa skuadra, pa zbuluar emrat e tyre. Për momentin, interesimi i Elches nuk është konkretizuar në një marrëveshje zyrtare. Mbetet të shihet nëse klubi spanjoll do të paraqesë ofertën dhe do të arrijë një marrëveshje me mbrojtësin shqiptar.





Lajmet e fundit nga