Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bordi uli çmimin e naftës, gazetari nxjerr FOTOT nga Finlanda dhe Estonia: Në Shqipëri më shtrenjtë se në Helsinki dhe Talin

Shkruar nga Newsbomb
Bordi uli çmimin e naftës, gazetari nxjerr FOTOT nga Finlanda dhe
Cmimi i naftës në Talin dhe në Helsinki

Çmimi i naftës në Shqipëri po ndryshon vazhdimisht, ndërsa vendimet e njëpasnjëshme të Bordit të Transparencës kanë sjellë luhatje brenda pak ditësh. Në këtë situatë, gazetari Artan Hoxha ka sjellë një krahasim me dy vende europiane, Finlandën dhe Estoninë, duke publikuar fotografi të çmimeve të karburanteve në këto shtete.

Hoxha ka vënë përballë çmimet që shihen në tabelat e pikave të karburantit atje me ato që paguajnë drejtuesit e automjeteve në Shqipëri. Krahasimi ngre pikëpyetje për nivelin e çmimit të naftës në vendin tonë, veçanërisht duke pasur parasysh ndryshimet në të ardhurat dhe fuqinë blerëse të qytetarëve.

“Bordi i Transparencës i ngritur nga qeveria Rama, njoftoi me “krenari” se e ka ulur çmimin e naftës me 2 lekë dhe ka rritur benzinën me 1 lekë për litër! Dhe këtë e shesin si arritje. Pra me kursin e këmbimit të euros në Tiranë, shqiptarët më të varfrit dhe më të keqpaguarit në Europë, po e blejnë sot. 1 litër naftë për 2.31 euro. 1 litër benzinë për 2.13 euro. Ndërkohë çmimi i karburantit të hënën e kësaj jave, në Helsinki kryeqytetin e Finlandës, 2.16 euro, vendi me standartin më të lartë në kontinent dhe Talin kryeqyteti i Estonisë, 1.94 euro, tregon qartë ndryshimin”, shkruan Artan Hoxha në facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese