BOTA /

VIDEO/ 2 tornado godasin Siçilinë, dëme të mëdha dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 11 persona janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ 2 tornado godasin Siçilinë, dëme të mëdha dhe

Dy tornado kanë goditur të premten ishullin e Siçilisë në Itali, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe dhjetëra të plagosur. Ekspertët e kanë cilësuar fenomenin si një ngjarje pothuajse të paprecedentë për këtë ishull.

Tornadoja shkaktoi dëme të konsiderueshme në pjesën perëndimore të Siçilisë, veçanërisht në qytetet Marsala dhe Petrosino, në jug të qytetit të Trapanit.

Sipas raportimeve, dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur, pasi janë goditur nga mbeturinat e hedhura nga era e fortë dhe copat e xhamave të thyer.

Të paktën 11 persona janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Fenomeni i fuqishëm atmosferik ka shkaktuar shqetësim për shkak të intensitetit dhe dëmeve të konsiderueshme në zonat e prekura, ndërsa autoritetet po vlerësojnë pasojat e stuhisë./Versus.al

Poll