Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

RAPORTI/ Shqiptarët mezi mbyllin muajin, mbi 1 milion llogari me 0 lekë në bankë, shumica e kursimeve në duart e pak njerëzve

Shkruar nga Newsbomb
RAPORTI/ Shqiptarët mezi mbyllin muajin, mbi 1 milion llogari me 0
Bankomat/ Foto ilustruese

Mbi një milion llogari bankare në Shqipëri rezultojnë pothuajse bosh, me një gjendje nga zero deri në 100 lekë. Shifra i referohet fundit të vitit 2025 dhe tregon se rreth një në tri llogari bankare të individëve kishte në dispozicion një shumë simbolike parash.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, nga rreth 2,93 milionë llogari bankare të individëve, 1.011.375 kishin një balancë minimale. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se një milion shqiptarë nuk kanë kursime, pasi i njëjti person mund të ketë disa llogari në banka të ndryshme dhe paratë mund t’i mbajë në një tjetër.

Por shifrat tregojnë edhe një tjetër realitet të sistemit bankar shqiptar: pjesa më e madhe e kursimeve është e përqendruar në një numër relativisht të vogël llogarish. Rreth 1,78 milionë llogari kishin gjendje nga 100 lekë deri në 2,5 milionë lekë. Në këtë kategori ndodheshin rreth 567,8 miliardë lekë, ose 41% e vlerës së depozitave të individëve të analizuara.

Në anën tjetër, vetëm 137.554 llogari kishin mbi 2,5 milionë lekë, por në to gjendeshin rreth 819,6 miliardë lekë, që përbëjnë 59% të shumës totale të depozitave të paraqitura në raport. Pra, një pjesë e vogël e llogarive zotëron shumicën e parave të depozituara.

Të dhënat janë përfshirë në dokumentacionin që shoqëron projektligjin e ri për sigurimin e depozitave. Propozimi parashikon rritjen e kufirit të sigurimit nga 2,5 milionë lekë në 6 milionë lekë për depozitues, në çdo bankë, duke nisur nga 1 korriku 2027.

Shifrat pasqyrojnë gjendjen e llogarive në fund të vitit 2025 dhe nuk matin drejtpërdrejt të ardhurat apo pasurinë e çdo qytetari. Megjithatë, ato nxjerrin në pah diferencën e madhe mes llogarive me balanca minimale dhe atyre ku janë përqendruar pjesa më e madhe e kursimeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese