web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Sadushi me telefon të kriptuar"/ Berisha: Kodi i Procedurës Penale zhvlerëson provat ku implikohen zyrtarë

10 Tetor 2026, 17:50, Politikë CNA

"Sadushi me telefon të kriptuar"/ Berisha: Kodi i Procedurës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, u shpreh se me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, zhvlerësohen të gjitha provat dhe mesazhet ku implikohen zyrtarë të lartë të qeverisë dhe jo vetëm.

Berisha tha se vetëm në Kryeministri ka 73 telefona të kriptuar, ndërsa shtoi se edhe ish-kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi e politikanë kanë telefona të tillë.

Ai shtoi më tej se kryeministri, me ndryshimet e propozuara të Kodit të Procedurës Penale, po zhvlerësohen provat e marra nga këta telefona, ndërsa Gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg i ka cilësuar si prova të vlefshme për gjykata.

“Të gjitha mesazhet e Edi Ramës dërguar Lubi Ballukut, Ergys Agasit, Vlora Hysenit e të tjerë me radhë, meqenëse janë marrë pa vendim gjykate, nuk kanë vlerë. Unë isha në Strasburg dhe e shtrova këtë problem.  Pse? Sepse regjistrimi i bandave kriminale nga servera të fshehtë, të cilët ato mendonin se nuk i di njeri, nxori në pah se krimi i Shqipërisë e vogël ishte një ajsberg i madh, ishte një gjigant. Se gjuha jonë shqipe, ishte gjuha e dytë e përdorimit të bandave pas anglishtes. Dhe kjo jo se banditë të shteteve të tjera kanë mësuar shqip. Jo, jo. Po se shqiptarët ishin kaq të panumërt, të angazhuar në organizata kriminale saqë e bënin gjuhën shqipe të dytën.

Numri i telefonave të kriptuar ishte 65 mijë. Nga këta, 15 mijë në duar të shqiptarëve. Flisnin shqip.  Më falni, 73 telefona të kriptuar në kryeministri. Dy ose tre telefona të kriptuar Edi Rama.Telefon të kriptuar, sipas disa burimeve, Sokol Sadushi. Dy telefona të kriptuar Taulant Balla... se s'dua t’ia përmend emrin. Pra, i gjithë ky material, këto dosje që dalin, janë të gjitha të këtij materiali, mos mendoni se janë të këtushme, aty vetëm nga Franca janë nja pesë dosje të tjera të pahapura fare. Gjithë ky material u përpoq të zhvlerësohej se janë regjistrime pa lejen e gjykatësit.

Gjykata e Strasburgut i quajti valide për gjykata. Gjykata franceze i quajti të vlefshme për prova për gjykata. Edi Rama, pavarësisht nga kjo, e çoi në Gjykatë Kushtetuese, u dha nja 10 milionë, u përpoq të ndryshojë tekstin nga vendimi, u bë një kaos, por në fund nuk e ndryshuan dot.

Tani, çfarë po bën Edi Rama i dashur? Tani Edi Rama po i zhvlerëson provat e marra nga celularët dhe në servera, pa vendim gjykate nuk vlejnë për proces.  Pra, mbron veten e tij. Po mbron Olsin e tij, po mbron Lindën e tij, po mbron narko-qeverinë e tij. Pra, ato të cilat gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg i sanksionoi si prova të vlefshme për gjykata, ky do t'i zhvlerësojë me ligj.  Tjetër, kjo paketë është paketë absolutisht staliniste.  Kjo bllokon totalisht, censurë totale ndaj mediave. Mediat tani nuk mund të japin asnjë informacion, përkundrazi dënohen në qoftë se botojnë.  I ftoj mediat, çdo material ta sjellin në Partinë Demokratike dhe e garantoj se ajo do t'i publikojë, do t'i publikojë çdo ditë”, u shpreh Berisha. /CNA





Lajmet e fundit nga