• Kontakt
Saturday, October 10, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Myzyri i OBP dhe Gjyshi gjobisin shqiptarët me 1.5 mln euro për Fushën dhe Kaprin e Pogradecit

18:11 : 10/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Një mekanizëm i dyshimtë i ngritur brenda Operatorit të Blerjeve të Përqendruara nga Jonaid Myzyri është duke gjobitur masivisht shqiptarët, jo vetëm përmes bllokimit të tenderave, por edhe përmes shpalljes fituese të ofertave më të shtrenjta.

Sipas dokumenteve zyrtare, skema realizohet përmes një përplasjeje të qëllimshme mes dy zyrave brenda vetë Operatorit. Këto janë Komisionet e Vlerësimit të Ofertave si shkalla e parë dhe Komisionet e Shqyrtimit të Ankesave si shkalla e dytë vendimarrëse për proçedurat e prokurimit.

Rasti më i fundit është tenderi 1.16 miliardë lekë ose 12.6 milionë euro për ndërtimin e spitalit të Korçës.

Spitali i Korçës

Lexo edhe:

Afera 1.5 milionë €/ Si e favorizoi Jonaid Myzyri firmën pogradecare në tenderin e pastrimit të Traumës

Jonaid Myzyri merr peng shtetin/ Shthuren tenderat e OBP, shëndetësia dhe siguria në kolaps

Tenderi për ndërtimin e spitalit të Korçës u zhvillua nga OBP në 13 korrik të këtij viti dhe në të u paraqitën 7 oferta. Sipas dokumentave zyrtarë, oferta më e ulët ishte ajo e bashkimit Dion-Al dhe Ergi, të cilat ofruan çmimin rreth 777 milionë lekë ose 8.4 milionë euro për ndërtimin e Spitalit të Korçës.

Tre javë pas zhvillimit të garës, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në OBP vendosi ta shpallë fituese këtë ofertë dhe vendimi paraprak i shpalljes së fituesit u publikua edhe në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Skemë e ndyrë në OBP/ Myzyri dhe Gjyshi gjobisin shqiptarët
Shpallja fitues e Dion ne spitalin e Korces

Por loja ndryshoi më vonë. Pas shpalljes së fituesit, tenderi u ankimua nga bashkimi i kompanive Fusha dhe Rej në Komisionin e Shqyrtimit të Ankesava, po brenda OBP-së. Këto dy kompani kishin dhënë ofertën e tretë më të favorshme në garë me vlerë 912.7 milionë lekë ose 10 milionë euro.

Pas një shqyrtimi të gjatë, një ditë më parë, KSHA-ja e OBP-së mori vendim për të ndryshuar fituesin e tenderit duke skualifikuar ofertën e kompanive fituese Dion-Al dhe Ergi dhe duke shpallur fitues Fushën me Rej, edhe pse ato kishin një çmim 1.4 milionë euro më të lartë se sa fituesit.

Një herë koinçidencë, dy indicie bëjnë provë

Kjo nuk është hera e parë, që Operatori i Blerjeve të Përqendruara vë në jetë këtë mekanizëm. E njëjta skemë identike u zbatua edhe për rikonstruksionin e Spitalit të Matit, por këtë herë përmes një manovre më të sofistikuar. Ky tender, me vlerë limit 3.7 milionë euro u zhvillua në 21 korrik.

Në të morën pjesë 9 oferta, ku më e ulëta ishte ajo e bashkimit të kompanive Ec Pro Partners, Gjikuria dhe Dion-Al, me vlerë 224 milionë lekë. Edhe këtë herë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në OBP shpalli fituese ofertën e ulët duke e publikuar vendimin në APP.

Skemë e ndyrë në OBP/ Myzyri dhe Gjyshi gjobisin shqiptarët
Shpallja fitues e Ec Pro Partners ne Spitalin e Matit

Por sërish, u vu në skemë i njëjti mekanizë. Kompania që kishte ofertën e katërt më të lirë, u ankimua në Komisionin e Shqyrtimit të Ankesave të OBP-së për skualifikim të padrejtë. KSHA e kualifikoi duke e nxjerrë ofertën e shpallur fituese nga KVO automatikisht si anomalisht më të ulët.

Të dy këto vendime e çojnë gjobën në 2 milionë euro brenda një jave, që Jonaid Myzyri dhe ogiçi i tij, Erjon Gjyshi, u vënë qytetarëve shqiptarë. Por pse?

Luftë brenda OBP

Jonaid Myzyri u emërua në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara në 18 qershor. Më parë, ky institucion ishte drejtuar për një kohë relativisht të gjatë nga Arlinda Pogaj, e cila kishtë instaluar njerëzit e vet në institucion. Meqënëse KVO-të e tenderave në fjalë ishin emëruar nga Pogaj, mënyra më e mirë për t’i kapur ato ishte në shkallën e ankimit, pra në Komisionin e Shqyrtimit të Ankesave.

Për të bërë këtë, Jonaid Myzyri mori pas vetes nga KPP-ja mikun e tij Erjon Gjyshi. Tashmë Gjyshi është njeriu që dikton vendimet e KSHA-ve, ndonëse zyrtarisht ka pozicion si koordinator.

Kapitali ka mësuar se mes Gjyshit dhe drejtorit aktual të Ankimimeve ka shpërthyer një luftë e brendshme, ku ky i fundit nuk është dakord me përmbysjen e fituesve tek ofertat e larta dhe nuk ka pranuar të firmosë këto vendime. Kjo është arsyeja se pse rezultatet e tenderave nuk shpallen publikisht.

I gjithë kolapsi në OBP është pasojë e kësaj skeme të sofistikuar. Tashmë pjesa dërrmuese e proçedurave të prokurimit të institucionit kontraktues më të madh në vend janë të bllokuara ose në rrjetin KVO-KSHA ose në Komisionin e Prokurimit Publik.

Ajo që po ndodh është e papreçedentë duke marr peng sektorët më të rëndësishëm të vendit, përfshirë shëndetësinë, ku nuk mbyllet më asnjë proçedurë prokurimi, vetëm e vetëm për pasojë të luftës së madhe për kapjen e tenderave./kapitali.al

Etiketa: "REJ"FushaJonaid MyzyriOBPspitali i KorçesSpitali i Matit“EC Pro Partners”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Afera 1.5 milionë €/ Si e favorizoi Jonaid Myzyri firmën pogradecare në tenderin e pastrimit të Traumës

09:33 : 08/10/2026
AKTUALITET

Jonaid Myzyri merr peng shtetin/ Shthuren tenderat e OBP, shëndetësia dhe siguria në kolaps

11:31 : 06/10/2026
AKTUALITET

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

22:20 : 30/09/2026
AKTUALITET

Kushtoi 4.7 mln euro, rruga Vllahinë-Poçem shembet 2 vite pas ndërtimit nga “Shkëlqimi 07” dhe “Fusha”

11:51 : 29/09/2026
AKTUALITET

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

13:44 : 17/09/2026
AKTUALITET

Jonaid Myzyri i prish skemën Arlindës/ Si u zhbënë kriteret për tenderin 15 mln € që favorizoi “Dion-Al”

22:30 : 21/07/2026

TË GJITHA

Myzyri i OBP dhe Gjyshi gjobisin shqiptarët me 1.5 mln euro për Fushën dhe Kaprin e Pogradecit

18:11 : 10/10/2026

“Po na sekuestrojnë celularët”/ Avokati Braho: Bojkoti ynë do vazhdojë, po dëmtohen qytetarët

17:56 : 10/10/2026

Përplasen në ajër dy avionë të vegjël në Itali

17:52 : 10/10/2026

Meta: Skandali i SHISH, ekspozoi bashkëpunëtorët (vendas e të huaj) dhe rrezikon jetën e tyre

17:38 : 10/10/2026

Pas dëbimit nga Mali i Zi, themeluesi i rrjetit rus Rybar mbërrin në Serbi

17:33 : 10/10/2026

Nafta në qendër të paktit Trump-Putin, goditet terminali në Rostov

17:19 : 10/10/2026

Veliaj rimerr kompetencat, Rama i heq Bashkisë së Tiranës “llokmën” e tenderave të Rindërtimit

16:55 : 10/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com