E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Burnley fiton 4-0 në transfertë, minuta loje edhe për Brojën

Burnley ka regjistruar një fitore të thellë në transfertë, duke mposhtur Watfordin me rezultatin 4-0 në ndeshjen e vlefshme për Championship-in anglez.

Në këtë sukses të rëndësishëm të skuadrës mike, hapësira në fushë ka pasur edhe për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja, (i cili u aktivuzua në minute e 84’), vazhdon të kërkojë më shumë mundësi aktivizimi dhe të lërë gjurmën e tij me fanellën e Burnleyt.

Reklamë

Skuadra angleze zhvilloi një paraqitje bindëse në transfertë, duke dominuar përballë Watfordit dhe duke siguruar tri pikë me një rezultat të thellë.

Për Brojën, çdo minutë në fushë është një mundësi e rëndësishme për të fituar ritmin e duhur dhe për të konkurruar për një vend më të rëndësishëm në repartin sulmues të skuadrës.

Fitorja 4-0 i jep Burnleyt një shtysë pozitive në kampionat, ndërsa vëmendja për sulmuesin shqiptar mbetet te vazhdimësia dhe mundësitë që do të marrë në ndeshjet e ardhshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.