Aksident i pazakontë në Pragë, momenti kur makina e policisë bie në lumë (VIDEO)

10 Tetor 2026 | 18:30

Një aksident i pazakontë ndodhi të shtunën në mëngjes, më 10 tetor, në urën Hlavka në Pragë, ku një makinë patrullimi humbi kontrollin, u përplas me parmakun mbrojtës dhe përfundoi në lumin Vltava.

Në automjet ndodheshin dy efektivë policie, një grua dhe një burrë, të moshës 25 deri në 30 vjeç. Të dy mbijetuan pa lëndime të rënda, ndërsa një vrapues që ndodhej pranë vendngjarjes u hodh në lumë për t’i ndihmuar të dilnin nga uji.

Të tre arritën të dilnin shëndoshë e mirë nga lumi. Dy efektivët e policisë shfaqën shenja hipotermie dhe morën ndihmën e ekipeve të shpëtimit.

Pak kohë pas aksidentit, makina e patrullës u nxor nga uji me ndihmën e një vinçi.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentet kur automjeti humbet kontrollin dhe përfundon në lumë. Makina duket se lëviz me shpejtësi përgjatë shinave të tramvajit, ndërsa ka të aktivizuara sinjalet dhe sirenën, çka mund të tregojë se po i përgjigjej një incidenti.

Në një moment, automjeti rrëshqet, del jashtë kontrollit dhe përplaset me parmakun mbrojtës përpara se të bjerë në lumin Vltava.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Navi Pillay, dënon sanksionet e SHBA-së ndaj GJPN-së: Të papranueshme

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen të këtij viti, juristja dhe ish-komisionerja e të drejtave të njeriut e OKB-së, Navi Pillay, të shtunën i quajti...
18:20 | 10/10/2026

Pse Trump po i drejtohet Rusisë për naftë pavarësisht sanksioneve?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka rënë dakord për një marrëveshje për të liruar rezervat e karburantit dizel nga Rusia, në...
18:03 | 10/10/2026

Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji i ri hyn në fuqi më 1 nëntor

Qeveria e Turqisë ndaloi zyrtarisht të shtunën aksesin e fëmijëve nën moshën 15 vjeç në platformat e rrjeteve sociale. Ligji u publikua të shtunën, pas...
17:47 | 10/10/2026