10 Tetor 2026, 18:15
Nga E. D
Zhaneta Servini dhe Lupço Zdravkovski
MAQEDONIA E VERIUT- Një ekskursion shkollor në Monte Karlo është kthyer në objekt polemikash në Maqedoninë e Veriut, pasi pretendohet se drejtoresha dhe ndihmësdrejtori i një shkolle profesionale në Manastir kanë luajtur në kazino, ndërsa nxënësit e mitur kanë pritur në holl.
Akuzat janë bërë publike nga Jovançe Manaskov, kryetar i Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Lidhjes Socialdemokrate e Maqedonisë, LSDM, i cili ka përmendur drejtoreshën Zhaneta Servini dhe ndihmësdrejtorin Lupço Zdravkovski të Qendrës Rajonale për Arsim dhe Trajnim Profesional “Gjorgji Naumov” në Manastir.
Sipas Manaskovit, gjatë ekskursionit, dy drejtuesit e shkollës dyshohet se kanë qëndruar në një kazino dhe kanë luajtur në makinat elektronike të lojërave të fatit, ndërsa nxënësit që ishin nën përgjegjësinë e tyre i kanë pritur në holl.
“Ky është një rast imoral dhe për këtë arsye kërkojmë përgjegjësi nga i pari te i fundit”, deklaroi Manaskov, duke kërkuar që rasti të hetohet nga institucionet përgjegjëse.
Ai pretendon se për ngjarjen ekzistojnë video-incizime dhe fotografi, të cilat, sipas tij, pritet të publikohen me fytyrat e turbulluara, me qëllim mbrojtjen e identitetit të nxënësve të mitur.
Partia opozitare i ka bërë thirrje ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, të ndërmarrë menjëherë një mbikëqyrje dhe të shqyrtojë nëse ka baza për nisjen e procedurave disiplinore ndaj personave të përmendur.
“Përgjegjësia në arsim nuk është privilegj, por detyrim”, thuhet në kërkesën e LSDM-së, e cila kërkon përcaktimin e përgjegjësisë dhe shkarkimin e personave që mund të rezultojnë të përfshirë në shkelje.
Deri në momentin e raportimit, nuk ka pasur një reagim publik nga drejtoresha Zhaneta Servini, ndihmësdrejtori Lupço Zdravkovski apo Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhur me pretendimet. Rasti pritet të marrë zhvillime të mëtejshme, ndërsa mbetet në pritje të verifikimit nga institucionet kompetente./Dosja.al
zhaneta servini lupço zdravkovski jovançe manaskov maqedoni e veriut
Bota
10 Tetor 2026, 17:52
E. D
pamjet
ARABIA SAUDITE- Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid n&e...
Bota
10 Tetor 2026, 17:36
E. D
pamjet
KROACI- Një tren mallrash që po transportonte drithëra ka dalë nga shinat pranë stacionit hekurudhor Meja në Kroacin&...
Bota
10 Tetor 2026, 17:01
E. D
Mikhail Zvinchuk
MAL I ZI- Kreu i kanalit Rybar në Telegram, Mikhail Zvinchuk, bashkëshortja e tij Valeria dhe tre kolegë të tyre, t&eu...
Bota
10 Tetor 2026, 15:42
E. D
Aeroporti i Stambollit
TURQI- I vendosur në kryqëzimin e Evropës dhe Azisë, Stambolli ka qenë prej shekujsh një pikë e r...
Bota
10 Tetor 2026, 14:55
E. D
pamjet
SHBA- Nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qytetin Erie, në ...
Bota
10 Tetor 2026, 12:39
I.A
UKRAINË- Rusia e ka sulmuar të shtunën qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhja, duke i vrarë të paktën 11 persona, p&e...
Bota
10 Tetor 2026, 11:02
I.A
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar sërish vendimin për t’ia dhënë dikujt tjetër Çmimi...
Bota
10 Tetor 2026, 10:22
I.A
Kaja Kallas
BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, ka riafirmuar mbës...
Bota
10 Tetor 2026, 10:02
I.A
Foto Ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka miratuar një bazë ligjore që u mundëson shteteve anëtare të dërgojnë ...
Bota
10 Tetor 2026, 09:54
I.A
Gerhard Schröder dhe Putin
GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz e ka kritikuar ashpër vizitën e ish-kancelarit Gerhard Schrö...