Të flesh a të mos flesh-kjo është çështja
ALEA IACTA EST, tha Jul Çesari ditën kur mori vendimin të ...

Erjon Braçe sqaroi publikisht votën e tij “pro” ndarjes së re territoriale. Ai vazhdon të mendojë se kjo nuk është reformë, por thjesht një ndarje e re.
Sqarimi përmblidhet me një fjali:
“Votova ‘pro’ sepse zgjodha të qëndroj, që të vazhdoj të bëj punën që më kanë ngarkuar votuesit.”
Kaq është e gjitha!
Rama u vuri deputetëve kushtin: kush voton kundër, përjashtohet nga PS-ja.
Braçe zgjodhi të qëndrojë në punë për ti shërbyer qytetarëve, pasi, siç shkruante, deputetllëkun e shikon si punë dhe Parlamentin si vendin e punës, “ku më ka emëruar populli dhe jo Rama”.
Por, për çfarë pune e kanë emëruar votuesit Braçen?
Deputeti e ka vendin e punës në Kuvend dhe mjet pune ka votën. Populli e emëron deputetin që t’i shërbejë atij, me votën që i ka besuar.
• Atëherë, çfarë pune ke bërë ti, z. Braçe, kur mendon se reforma nuk është e mirë, por megjithatë e votove?
• Çfarë pune ke bërë kur ke votuar disa herë ligjin për investimet strategjike, që ka dhuruar bregdetin për oligarkët dhe kolegët e tu?
• Çfarë pune ke bërë kur votove ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, të cilat tani duhet të zhbëhen sërish?
• Çfarë pune ke bërë kur votove “Paketën e Maleve”, një ligj që po dhuron male e fusha për njerëz që nuk kanë lidhje as me bujqësinë, as me blegtorinë?
Nëse populli të ka punësuar ti shërbesh atij, mund të jesh një deputet i ndershëm duke i kundërshtuar me votë ligjet që mendon se nuk i shërbejnë popullit, edhe nëse kjo do të thotë të mos jesh më deputet i PS-së, sepse mandatin nuk ta heq askush.
Nëse populli socialist të ka votuar që të jesh thjesht një deputet socialist, pavarësisht se çfarë voton, atëherë je në rregull.
Ti je një deputet socialist. Pavarësisht se çfarë thua, ti voton si deputet socialist. Siç bën edhe Zeqineja, psh. Por ajo nuk bën si opozitare.
Edhe ti po punon për Partinë Socialiste dhe jo për popullin, apo të paktën për popullin socialist që të emëroi në atë detyrë.
Sepse populli socialist dhe Partia Socialiste, mendoj ka ca kohë që janë bërë dy gjëra të ndryshme.
ALEA IACTA EST, tha Jul Çesari ditën kur mori vendimin të ...
Si sot dy vjet më parë, më doli sot te “memory”, Sokoli yn...
Me një sinqeritet që rrallë i shpëton kontrollit të pushte...
Sot është e premte, ditë e xhuma, ditë e shenjtë për besim...
Arroganca e diktati vijojnë të mbeten ndër problemet më të...
Në Kuvend pati një debat maratonë për reformën territorial...
Le të flasim për drejtësinë! 63 magjistratë përfunduan kë...
Askush nuk priste që ndonjë deputet i PS-së të votonte kun...
Letër mirënjohjeje e Diellës për gjyqtarët e Gjykatës Kush...
Qe kryeministër pas 1997 dhe e lëshoi pa frena gojën. Çfarë ...
Shqipëria po kalon një realitet kritik. Kur të rinjtë e ka...
Në Shqipëri duket se ka lindur një kategori e re protestue...
Shumica socialiste është në prag të një prej ballafaqimeve m...
Sot, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pub...
Fillon viti akademik 2026-2027 - thotë MAS. Nuk e di pse q...
Muzikën na e kompozon kurvari me ofshama seksi. Tekstin e ...
Edi Rama ka ushtruar gjithë eksperimentet e trillet e tij ...
Perenditë jetojnë në Olimp, ashtu si njerëzit në tokë. Nës...
Sa kishte rënë muzgu. Isha gati të bëja një shëtitje nga p...
Në marsin e vitit 1809, Europa dridhej nën ankthin e një ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Levan...
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimta...
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin L. M., 23 v...
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion 5-mujor ku k...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Ballkani Perëndimor tashmë ka një kuadër të përbashkët për...
E dënuara me vdekje në SHBA, Christa Pike, është liruar ng...
Aeroporti i Riadit është evakuuar pas raportimeve për një ...
Kreu i kanalit Rybar në Telegram, Mikhail Zvinchuk, bashkë...
Papa Leoni XIV ka dënuar dënimin me vdekje, duke theksuar ...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, ka...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të naftës d...
Shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve prej muajsh vijon të...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Kufiri maksimal i sigurimit të depozitave bankare në Shqip...