
Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar pezullimin e sanksioneve ndaj naftës ruse, duke paralajmëruar se një vendim i tillë do t’i siguronte Moskës më shumë të ardhura për të financuar luftën në Ukrainë.
“Pezullimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i siguron Moskës më shumë të ardhura për të zhvilluar luftë. Ky nuk është momenti për të lehtësuar presionin ndaj Rusisë dhe Evropa nuk do ta bëjë këtë”, shkroi Kallas të shtunën në platformën X.
Ajo njoftoi gjithashtu se ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së pritet të miratojnë të hënën paketën më të madhe të listimeve në kuadër të sanksioneve kundër Rusisë.
Reagimi i Kallas vjen pas bisedës telefonike mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, të zhvilluar të premten. Trump e cilësoi bisedën si një “diskutim shumë të suksesshëm”.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, presidenti amerikan deklaroi se bisedimet kishin prodhuar një marrëveshje për furnizimin e tregjeve amerikane dhe globale me naftë ruse.
Sipas Trump, Rusia do të furnizonte menjëherë tregjet me më shumë se 300 mijë tonë naftë, ndërsa sasi të tjera prej 500 mijë tonësh në nëntor dhe deri në disa milionë tonë të tjerë do të pasonin në një periudhë të shkurtër, në varësi të gjendjes së rafinerive ruse.
Nga ana e tij, Putin deklaroi se furnizimet ruse me naftë do të përfitonin ekonominë globale. Sipas Kremlinit, gjatë bisedës u diskutuan gjithashtu tregjet ndërkombëtare të energjisë, mundësitë për zgjidhjen e luftës në Ukrainë, situata në Iran dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Uashingtonit dhe Moskës.
Qëndrimi i Kallas tregon se Bashkimi Evropian nuk synon të ndjekë një politikë lehtësimi të presionit ekonomik ndaj Rusisë, pavarësisht zhvillimeve të fundit në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kremlinit./Versus.al
Russian strikes killed over 80 Ukrainian civilians in two days. Moreover, it has stepped up its hybrid attacks against Europe, both EU Member States and NATO Allies. Suspending sanctions on Russian diesel provides Moscow with more revenues to wage war. This is not the time to ease pressure on Russia, and Europe won’t. On Monday, EU Foreign Ministers intend to approve the biggest set of sanctions listings targeting Russia’s war machine since the start of the war.
— Kaja Kallas (@kajakallas) October 10, 2026

