VIDEO/ Gafë e pabesueshme e Manuel Neuer, Bayerni pëson golin më të shpejtë të historisë së Bundesligës

VIDEO/ Gafë e pabesueshme e Manuel Neuer, Bayerni pëson golin më të shpejtë të historisë së Bundesligës

18:43, 10/10/2026

Bayern Mynih ka hyrë në histori sot, por për arsyen më të gabuar të mundshme.

Tashmë klubi bavarez është ai që mban rekordin për golin më të shpejtë të pësuar në historinë e Bundesligës, pasi pa t’i tundet rrjeta vetëm 8 sekonda pas vërshëllimës së fillimit të sfidës.

Kjo ndodhi në ndeshjen në transfertë ndaj Augsburgut dhe ishte Bayerni ai i cili luajti topin e parë nga qendra.

Sfera u pasua mbrapa te Neuer, i cili bëri një gafë të pabesueshme në largimin e tij, duke ia dhuruar Fellhauer të ekipit vendas i cili shkoi i vetëm drejt portës dhe e shtyu në rrjetë.

https://streamin.link/v/8d89d34a

Rekordi i mëparshëm për golin më të shpejtë të shënuar ishte 9 sekonda dhe ndahej mes Karim Bejarabi të Bajer Leverkusen në sezonin 2014-2015 dhe Kevin Voland të Hofenhajm në sezonin 2015-2016.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco