VIDEO/ Ernest Muçi është i pagabueshëm para portës, vjen goli i dytë në kampionatin turk

VIDEO/ Ernest Muçi është i pagabueshëm para portës, vjen goli i dytë në kampionatin turk

17:10, 10/10/2026

Ernest Muçi është kthyer me gol në kampionatin turk pas ndeshjeve si protagonist me Kombëtaren shqiptare të futbollit.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka shënuar sot golin e tij të dytë të sezonit në Turqi në ndeshjen që Trabzonspor luante në transfertë ndaj Samsunspor.

Në minutën e 28 të ndeshjes, Muçi mori një pasim që e nxori në të majtën e zonës së vogël dhe aty me një goditje të zgjuar bëri të pavlefshme daljen e portierit duke çuar sferën në rrjetë për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm 1-0 skuadrës së tij.

https://streamin.link/v/bfc7fb8c

Muçi ishte protagonist pak ditë më parë me Kombëtaren shqiptare duke shënuar një nga golat e fitores 2-0 ndaj Bjellorusisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco