10 Tetor 2026, 19:13
Nga E. D
pamjet
TIRANË- Protesta qytetare kundër qeverisë Rama ka nisur. Pas organizimit në sheshin Skënderbej, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë me thirrjet "Nuk shitet Shqipëria", "Qeveria në burg", Shqipëria kërkon revolucion" dhe "Edi Rama dil në bulevard, Atdheu është i yni, jo biznes privat".
Qytetarët që mbajnë të pandryshuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta e 133-të vjen pas më shumë se katër muajsh qëndrese, ndërsa organizatorët deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Prej katër muajsh, protestat kundër qeverisë së Edi Ramës janë përqendruar te kërkesa për largimin e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Protestuesit kanë ngritur akuza për korrupsion dhe keqqeverisje, ndërsa në tubime janë kundërshtuar edhe nisma të qeverisë, veçanërisht reforma administrative dhe territoriale. Lëvizja është shoqëruar me marshime dhe tubime para institucioneve kryesore, ndërsa opozita ka bërë thirrje për mobilizim më të gjerë qytetar.
Protestat synojnë të rrisin presionin politik ndaj qeverisë dhe të kundërshtojnë politikat dhe vendimmarrjen e mazhorancës. Protestat e nisura për shkak të projektit të Sazan-Karaburunit kanë sensibilizuar një lëvizje më të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare, ku qytetarët kanë gjetur mënyra të ndryshme për të protestuar, që nga thirrjet kundër qeverisë te banderolat dhe deri te protestat ballë për ballë Ramës apo socialistëve./Dosja.al
protesta kunder qeverise rama
Aktualitet
10 Tetor 2026, 17:31
E. D
Erkan Nika
TIRANË- Familja e shtetasit Erkan Nika, i cili punonte si inxhinier i dytë në një anije turke të sulmuar me dronë,...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 17:19
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Shtrenjtimi i karburantit po rrit kostot e bizneseve, nga shërbimet e mekanikës bujqësore te fertilizantët...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 16:11
E. D
pamjet
VLORË- Qytetarët e Vlorës janë mbledhur sërish në protestë përpara kantierit të Muzeut Hebra...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 15:22
E. D
pamjet
LEVAN- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Frata...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 14:43
E. D
Inez Hajrrulla
TIRANË-Një ditë përpara se në media të dilte lajmi se i shumëkërkuari i drejtësisë shqipta...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 14:32
E. D
pamjet
VLORË- Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar prezencë të ujit në disa zona të qytetit të Vlor...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 11:54
I.A
Gjykata e Tiranes
TIRANË- Gjykata Penale ka vendosur të shpallë të paligjshëm arrestimin e Edison Likes dhe Fatjon Rrapajt, të...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 11:44
I.A
KOSOVË- Autoritetet në Kosovë e kanë dërguar në paraburgim një burrë nën dyshimin për vrasjen e dy personave...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 10:50
I.A
Armet
SHIJAK- Një 32-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dy ar...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 10:40
I.A
Nafta
TIRANË- Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqip&e...