10 Tetor 2026, 18:57
Nga E. D
pamjet
TIRANË- Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të angazhuar në nisma legjislative për Ballkanin Perëndimor, kanë zhvilluar një vizitë në Shqipëri, në kuadër të një turi në disa vende të rajonit, përfshirë edhe Kosovën. Gjatë qëndrimit në Tiranë, senatorët, të shoqëruar nga ambasadori amerikan Eric Wendt, zhvilluan takime me Bajram Begajn, drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe përfaqësues të opozitës shqiptare.
Të shtunën, Shaheen dhe Durbin u takuan me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta. Në fokus të turit të tyre në Ballkanin Perëndimor janë çështje që lidhen me sigurinë, integrimin euroatlantik, bashkëpunimin me NATO-n dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Për ambasadorin Eric Wendt, kjo ishte vizita e dytë në SPAK brenda pak ditësh. Ai kishte zhvilluar më herët një takim me drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme, pas marrjes së detyrës në krye të misionit diplomatik amerikan në Tiranë. Gjatë vizitës në Shqipëri, senatorët amerikanë dhe ambasadori Wendt zhvilluan gjithashtu takime me përfaqësues të opozitës.
Në këto takime morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso, si dhe përfaqësues të partive të tjera politike. Gjatë takimit, përfaqësuesit e opozitës kanë paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me mënyrën e qeverisjes në vend.
Në kuadër të takimeve politike, delegacioni amerikan u takua edhe me kreun e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, si dhe me deputeten e pavarur Marjana Koçeku, e cila është larguar nga Partia Socialiste. Pas përfundimit të takimeve në Shqipëri, senatorët Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin janë nisur drejt Kosovës, ku pritet të zhvillojnë takime me përfaqësues të institucioneve dhe të politikës së vendit fqinj./Dosja.al
senatorët amerikanë jeanne shaheen dick durbin eric wendt
Politike
10 Tetor 2026, 18:49
E. D
Eric Wendt
TIRANË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim m...
Politike
10 Tetor 2026, 16:31
E. D
Aleksandar Vuçiç, Ursula von der Leyen, Antoni Costa
SERBI- Për Serbinë nuk do të ketë një udhërrëfyes ori...
Politike
10 Tetor 2026, 15:33
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngritur shqetësime për pasojat e skandalit të SHISH-it,...
Politike
10 Tetor 2026, 15:19
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar Edi Ramën se reforma e re administrativo-territoriale synon...
Politike
10 Tetor 2026, 13:43
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka përdorur ish-drejtoreshën e SHISH-it...
Politike
10 Tetor 2026, 13:22
I.A
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka shpjeguar arsyen pse votoi pro Reformës Territoriale, pavarësisht kund&e...
Politike
10 Tetor 2026, 13:18
I.A
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka vijuar kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se a...
Politike
10 Tetor 2026, 13:15
I.A
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka vijuar kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama pas përplasjes ...
Politike
10 Tetor 2026, 13:13
I.A
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka komentuar kërcënimin e kryeministrit Edi Rama ndaj tij...
Politike
10 Tetor 2026, 13:11
I.A
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka deklaruar se projektligji për ndarjen e re administrative nu...