Këtë të shtunë, 10 tetor mbahet protesta e 133-të qytetare në Tiranë, në vijim të tubimeve të përditshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Pas më shumë se katër muajsh protestash të pandërprera, qytetarët dhe aktivistët rikthehen sërish në shesh, duke paralajmëruar vijimin e qëndresës dhe përsëritjen e kërkesave të tyre politike.
Protesta e radhës vjen një ditë pas tubimit të 132-të, ku qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, për të nisur vijuar mardhimin për te Kryeministria, ku do të mbajnë edhe fjalimet.
Përmes pankartave dhe fjalimeve në shesh, pjesëmarrësit gjatë 132 ditëve me radhë kanë denoncuar keqqeverisjen, aferat më të fundit që kanë dalë në dritë, si dhe rritjen e kostos së jetesës.
Organizatorët dhe qytetarët e pranishëm theksuan se dorëheqja e Edi Ramës mbetet një kërkesë e panegociueshme dhe e parevokueshme, duke vijuar me shfuqizimin e ligjit të investitorëve strategjikë, Paketës së Maleve, sikurse krijimin e një qeveri teknike për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të reja.
© SYRI.net
Kurbin/ 5 fshatra të izoluar nga harresa e bashkisë!, Shkoza: Deri kur do t’i trajtoni banorët si qytetarë të dorës së dytë?
Veliaj rimerr kompetencat, Rama i heq Bashkisë së Tiranës ‘llokmën’ e tenderave të Rindërtimit
‘S’ka qetësi më, sovrani është shpresa’, Balliu: Rama i ka përfshirë deputetët e PS në vjedhje, i fut dhe...