Gazetari Elton Tozaj, i cili ka folur publikisht për çështjen e videove intime që dyshohet se janë realizuar në studion e kompozitorit Ardian Hila, ka publikuar një tjetër pretendim që lidhet me reagimet e familjarëve të tij.
Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, ai pretendon se në bisedat e vajzës së kompozitorit gjenden deklarata që lidhen me qëndrimin e saj në mbështetje të të atit. Gazetari e interpreton këtë si një mbështetje të lidhur me ndihmën financiare që familja merr prej tij.
Në reagimin e publikuar, Tozaj sjell si citim fjalinë: “Për sa kohë na mban me lekë, ne e mbështesim”. Duhet theksuar se kjo është një deklaratë e gazetarit që ka bërë publik video skandalet dhe nuk ka asgjë të konfirmuar nga vetë vajza e kompozitorit.
Kujtojmë që para disa ditësh në platforma të ndryshme online u shpërndanë video të ndryshme që dyshohet se janë filmuar nga studio e Adi Hilës. Ai shfaqej me personazhe të njohur të botës së shoëbizzit dhe tashmë çështja është në duart e drejtësisë.
