Protestuesit në mbështetje të Palestinës kanë marshuar në rrugët e Torinos, në Itali, duke kënduar këngën e njohur antifashiste “Bella Ciao”.
Marshimi është shoqëruar me këngë dhe thirrje nga pjesëmarrësit, të cilët kanë dalë në rrugë në kuadër të protestës në mbështetje të Palestinës.
Në pamjet nga protesta, manifestuesit shihen duke ecur së bashku dhe duke kënduar “Bella Ciao”, këngë e njohur si simbol i rezistencës antifashiste, e cila ndër vite është përdorur edhe në lëvizje dhe protesta të ndryshme shoqërore.
Por mediat italiane raportojnë për përplasje të shkurtra mes protestuesve dhe forcave të rendit pranë sheshit Piazza Castello.
Protestuesit tentuan të kalonin përtej kordonit të policisë, i cili lejonte lëvizjen e këmbësorëve, por pengonte kalimin e një furgoni.
Situata u tensionua pas disa shtyrjeve dhe një kontakti të shkurtër mes dy palëve. Më pas, forcat e rendit hapën kordonin, duke u lejuar protestuesve të hynin në shesh./Versus.al

