web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klubi i njohur tenton Silvinjon, zbulohet vendimi i trajnerit

10 Tetor 2026, 19:41, Sport CNA

Klubi i njohur tenton Silvinjon, zbulohet vendimi i trajnerit

Corinthians është në kërkim të një trajneri të ri, ndërsa koha po bëhet një faktor i rëndësishëm për klubin brazilian.

Mes emrave të shqyrtuar për drejtimin e skuadrës ishte edhe ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo.

Sipas të përditshmes braziliane Globo, Corinthians kontaktoi fillimisht argjentinasin Ramon Diaz, por ai refuzoi ofertën. Pas këtij vendimi, drejtuesit e klubit iu drejtuan Silvinjos, i cili aktualisht është pa skuadër pas përfundimit të aventurës me Shqipërinë.

Trajneri brazilian e falënderoi klubin për interesimin, por vendosi të mos e pranonte ofertën. Silvinjo ka qenë edhe më parë pjesë e Corinthians, ndaj emri i tij ishte një alternativë e njohur për drejtuesit.

Klubi po kalon një sezon të vështirë dhe lufton për të qëndruar në elitën e futbollit brazilian. Corinthians renditet në vendin e 16-të me 32 pikë, vetëm një pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.





Lajmet e fundit nga