Shpërthen supertankeri me naftë në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se ra në kontakt me një minë detare (VIDEO)
Një supertanker që transportonte naftë bruto dyshohet se ka rënë në kontakt me një minë detare në Ngushticën e Hormuzit, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm. Lajmi është bërë i ditur nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), në një deklaratë të transmetuar nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim.
Sipas deklaratës iraniane, anija po përpiqej të largohej nga Ngushtica e Hormuzit përmes një rruge që autoritetet e Teheranit e cilësojnë si të paautorizuar.
Garda Revolucionare pretendon se tankeri kishte çaktivizuar sistemet e navigimit dhe të pozicionimit gjatë përpjekjes për t’u larguar nga kjo rrugë detare strategjike.
Në deklaratën e saj, pala iraniane paralajmëroi për pasojat ndaj anijeve që, sipas saj, shkelin rregullat e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
“Një zjarr i tmerrshëm është rezultati përfundimtar për çdo tanker që shkel rregullat dhe përpiqet të injorojë sigurinë dhe rregulloret e Ngushticës së Hormuzit”, thuhet në deklaratë.
Autoritetet iraniane ia atribuojnë shpërthimin goditjes së anijes në një minë detare, por deri tani nuk kanë bërë të ditur emrin e supertankerit, flamurin nën të cilin lundron apo numrin e anëtarëve të ekuipazhit.
Gjithashtu, nuk ka informacione për persona të lënduar apo viktima, si dhe për shkallën e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi.
Trump kërkon zgjedhje në Ukrainë: Duhet një udhëheqës i ri që të bëjë marrëveshje, të ndalen sulmet ndaj rafinerive ruse
BE kundërshton marrëveshjen Trump-Putin për naftën ruse: Nuk është koha për të lehtësuar presionin
Presidenti Abbas shtyn sërish zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Palestinë: Do të mbahen në shtator të vitit 2027
- 19:41 Studentët njoftojnë protestë kombëtare më 13 tetor para Ministrisë së Arsimit
- 19:24 Konjufca reagon pas deklaratës së Daçiçit dhe shfaqjes publike të Radoiçiçit
- 19:21 “Punojmë me mund, por dalim me humbje”, fermerët nga Floqi tregojnë vështirësitë në kultivimin e rrushit
- 19:18 Trump kërkon zgjedhje në Ukrainë: Duhet një udhëheqës i ri që të bëjë marrëveshje, të ndalen sulmet ndaj rafinerive ruse
- 18:53 BE kundërshton marrëveshjen Trump-Putin për naftën ruse: Nuk është koha për të lehtësuar presionin
- 18:35 Presidenti Abbas shtyn sërish zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Palestinë: Do të mbahen në shtator të vitit 2027