web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Tymi po kthehet në kancer për zonën tonë”/ Kalaja denoncon djegien e mbeturinave në Fushë Krujë

10 Tetor 2026, 20:42, Aktualitet CNA

“Tymi po kthehet në kancer për zonën tonë”/

Drejtuesi i Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja ka bërë një denoncim për djegien e mbeturinave në mes të ditës në rrugën nacionale që lidh Fushë Krujën me Tiranën.

Kalaja se djegia e mbeturinave nga banorët ndodh në një moment kur lëvizshmëria e makinave është shumë e madhe.

Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që ndodh, ndërsa shton se është kthyer në një problematikë për shëndetin e banorëve të zonës dhe atyre që lëvizin në këtë aks.  

“Ndodhem në fshatin Larushk, në njësinë administrative Fushë Krujë, Bashkia Krujë, ku siç e shikoni pas shpinës time, ky është një incenerim, pra një djegie e mbeturinave në një orë të caktuar të ditës. Jemi në rrugën nacionale që lidh Fushë Krujën me Tiranën, siç e shikoni ka lëvizshmëri shumë të madhe të makinave. Ndërkohë këto janë mbeturina të papastruara, pra e shikojmë këtu dhe meqënëse mbeturinat nuk pastrohen, banorët kanë gjetur zgjidhjen që t'i djegin plehrat sepse këtu bëhet kapicë. Pra e shikojmë nga afër se çfarë ka ndodhur. Këtu janë mbeturina edhe shtëpiake por edhe të marketeve të cilat hedhin produktet e tyre për shkak se nuk janë shitur. Ka materiale mobilieri dhe plehrat vazhdojnë me disa metra për nga këtu.

Kjo është një situatë problematike, nuk është hera e parë që e kam denoncuar këtë çështje përsa i përket mbeturinave. Në fakt ne mbajmë rekord si bashki sepse kemi 'Kodrën e dollarit' ku djegim plehra dhe ky ajër, siç e shikoni në fakt të dashur miq, e thithim në mushkëritë tona dhe kthehet në kancer për zonën tonë. Prandaj është ulur mosha e kancerit për zonën tonë dhe kjo sëmundje po kafshon shtëpitë e zonës së Fushë Krujës dhe të Krujës. Siç e shikoni këtë tym e marrin dhe kalimtarët dhe makinat që kalojnë në këtë aks nacional. Ky është një moment që vjen si pasojë e denoncimit të banorëve. Kjo është situata në Larushk të Fushë Krujës”, shprehet Kalaja në videon e publikuar.  /CNA





16:11 Aktualitet

Lana pas fasadës

Në disa ditë ne kemi sjellë plane dhe një vëzhgim të lumit...

Lajmet e fundit nga