web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk ka fund kriza te Skënderbeu, Teuta marshon e vetme. “Paqe” në Elbasani-Vora

10 Tetor 2026, 20:30, Sport CNA

Nuk ka fund kriza te Skënderbeu, Teuta marshon e vetme. “Paqe”

Në javën e gjashtë të Superiores, Teuta fitoi 2-0 ndaj Skënderbeut duke regjistruar fitoren e pestë radhazi.

Skuadra e trajnerit Edlir Tetova kaloi në avantazh në minutën e 16-të me golin e Sherif Kallakut nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 32-të, Pedro realizoi me kokë golin e dytë pas pasigurisë së portierit Marco Alia.

Skënderbeu humbi një penallti në minutën e 60-të me Bismark, ndërsa goli i Zenullarit në vazhdim u anulua për shkak të hyrjes së parakohshme në zonë.

Teuta mbeti me 10 lojtarë nga minuta e 74-t pas ndëshkimit me karton të kuq të Boçit.

Pas këtij rezultati, Teuta kryeson me 16 pikë, ndërsa Skënderbeu mban vendin e parafundit me 3 pikë pa asnjë fitore.

Në sfidën tjetër, Elbasani barazoi 1-1 në shtëpi me Vorën, ku Mazari hapi takimin në minutën e 22-të dhe Karrica barazoi në fund të pjesës së parë.

Elbasani pozicionohet në vendin e katërt me 7 pikë, ndërsa Vora renditet në vendin e shtatë me 5 pikë.





Lajmet e fundit nga