web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Parave të tij i vjen era gjak"/ Shpërthen Braçe: Patronazhistët e oligarkut në sulm prej dy ditësh

10 Tetor 2026, 20:22, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialistë, Erion Braçe ka bërë një reagim në rrjetet sociale për komentet e bëra në postimet e tij pas votimit të Reformës Territoriale.

Në videon e publikuar, Braçe ka ndarë dhe disa nga këto komente, ndërsa shprehet se pas tyre qëndrojnë “patronazhistët” e një oligarku që është pjesë e politikës.

Këtij të fundit, Braçe i referohet si “oligarku i vetëm në politikë që paguan patronazhistë në territor dhe patronazhistë në rrjet”.

Më tej ai shprehet se paratë që e bënë oligark këtë politika, janë siguruar përmes gjakut, drogës dhe spekullimit.

Postimi i plotë: 

PATRONAZHISTËT E OLIGARKUT NË SULM!

E prisja, ka dy ditë që e bën;

Jo vetëm ndaj meje, por ndaj cilitdo të gjalli që komenton këtu.

Shihini;

Janë pa fytyrë, pa emra, pa postime, me fare pak ndjekës apo të ndjekur prej tyre. NUK EKZISTOJNË!

Janë robotët e këllirës më të madhe që ka politika sot;

ËSHTË OLIGARKU I VETËM NË POLITIKË QË PAGUAN PATRONAZHISTË NË TERRITOR E PATRONAZHISTË NË RRJET!

Nëse ata në territor i ka banditë të dhunshëm, këta në rrjet i ka eunukë të dukshëm;

Jam marrë unë me këta. Edhe me këtë oligarkun jam marrë.

Paratë që e bënë të tillë, OLIGARK, janë në tre cikle;

Cikli i parë i parave të tij vjen erë gjak. Janë mundi e sakrifica e djemve e vajzave të shfrytëzuar barbarisht këtu, në infrastrukturat e tij. Ka fituar pafund ai prej tyre, por të shfrytëzuarit nuk marrin as sa marrin mësuesit sot si rrogë; ai nuk i paguan asgjë këtij vendi, transferon jashtë paratë e gjakut të të shfrytëzuarve këtu.

Cikli i dytë i parave të tij vjen erë miell, është ai mielli i ndyrë që masakron e vret djem e vajza edhe këtu; janë kushërinj të tij ata që kanë bërë drogën në Gjermani e që këtu ishin punonjës politikë të tij.

Cikli i tretë i parave të tij ka erën e spekulimit, shitje-blerje fiktive, fryrje fiktive të vlerave, pasuri që zmadhohet prej tyre.

Ja kam dorëzuar herët unë letrat e tyre agjencive të kësaj qeverie; ja, bëjnë muuu; nuk e kam kuptuar kurrë pse e kanë falur. Si thoni? Pse e kanë falur? /CNA





16:11 Aktualitet

Lana pas fasadës

Në disa ditë ne kemi sjellë plane dhe një vëzhgim të lumit...

Lajmet e fundit nga