BOTA /

Britani, burri sulmohet për vdekje nga tigri pasi futet brenda kopshtit zoologjik

Në video, burri shihet i gjunjëzuar në tokë, përpara se tigri t’i afrohet nga pas dhe ta sulmojë, duke e rrëzuar përtokë.

Shkruar nga Versus

Britani, burri sulmohet për vdekje nga tigri pasi futet brenda kopshtit

Një burrë ka humbur jetën pasi u sulmua nga një tigër në Parkun e Jetës së Egër Yorkshire, pranë Doncaster, në Angli.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:30, ndërsa identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik. Sipas raportimeve, burri hyri në hapësirën ku mbahej tigri dhe u sulmua nga kafsha, duke pësuar lëndime të rënda që i morën jetën.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale pretendohet se tregojnë momentin e sulmit. Në video, burri shihet i gjunjëzuar në tokë, përpara se tigri t’i afrohet nga pas dhe ta sulmojë, duke e rrëzuar përtokë.

Sipas përshkrimit të pamjeve, kafsha vazhdon sulmin ndërsa burri dëgjohet duke bërtitur “Ndalo!”.

Rrethanat se si burri përfundoi brenda hapësirës së tigrit mbeten të paqarta. Autoritetet pritet të përcaktojnë dinamikën e ngjarjes dhe rrethanat që çuan në incidentin fatal./Versus.al

Poll