LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

133 ditë protesta kundër qeverisë/ Protestuesit thirrje në kor: Arrestoni Ramën

• Qytetarët janë mbledhur sot në ditën e 133 të revoltës kundër qeverisë Rama. • Fillimisht protestuesit u mblodhën në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt kryeministrisë. • Gjatë fjalimeve, ata kanë theksuar se nuk do ta ndalin revoltën e tyre deri në largimin e Kryeministri Edi Rama nga pushteti. • Protestuesit i bënë thirrje SPAK-ut dhe BKH-së të nisin me arrestimet e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të korruptuar. • Qytetarët i kërkuan ndihmë edhe ambasadorit të ri amerikan të ndihmojë popullin shqiptar për hir të miqësisë, kundër narko-shtetit. • Pas fjalimeve, protestuesit janë zhvendosur nga Kryeministria drejt Komisariatit nr.3., aty ku ndodhet një protestues i arrestuar dy ditë më parë, gjatë revoltave para parlamentit dhe dhunës policore. • Protestuesit marshuan nga rruga Mine Peza, duke bërë thirrje që policia të lirojë protestuesin e tyre. • Marshimi në rrugët e Tiranës vijoi me thirrjet “Shqipëria po bën revolucion”, “poshtë qeveria”, “pa rini nuk ka Shqipëri” dhe "qeveria në burg". 

3 artikuj për këtë temë.

6 MINUTA ME PARE

Protesta zhvendoset te Komisariati nr.3: Polici këtu na ke, ti mbron kriminelë e jo ne

133 ditë protesta kundër qeverisë/ Protestuesit thirrje në
pamjet

TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur nga Kryeministria drejt Komisariatit nr.3., aty ku ndodhet një protestues i arrestuar dy ditë më parë, gjatë revoltave para parlamentit dhe dhunës policore.

Protestuesit marshuan nga rruga Mine Peza, duke bërë thirrje që policia të lirojë protestuesin e tyre. Ata thërrasin se policia nuk mbron qytetarët, por kriminelët.

Marshimi në rrugët e Tiranës vijoi me thirrjet “Shqipëria po bën revolucion”, “poshtë qeveria”, “pa rini nuk ka Shqipëri”. Protesta vazhdon për 133 ditë me radhë. Qytetarët shprehet se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama mbetet e panegociueshme./Dosja.al

33 MINUTA ME PARE

"Poshtë narko-shteti"/ Protestuesit marshojnë drejt komisariatit 3: Lironi protestuesin e arrestuar

133 ditë protesta kundër qeverisë/ Protestuesit thirrje në
pamjet

TIRANË- Pas mbylljes së fjalimeve te Kryeministria, protestuesit kanë nisur edhe marshimin. Siç edhe u njoftua marshimi do të jetë drejt Komisariatit nr 3, pasi atje ndodhet një protestues i cili u ndalua nga efektivët.

“Ne na liruan por një djalosh që u mor zvarrë në protestën te Parlamenti është akoma aty. Ndaj ky marshim e ka për detyrim të shkojmë te Komisariati. Shkojmë aty për Artur Alimadhin, kërkojmë lirimin e Arturit. Marshimin e udhëheqin studentët. Shkojmë te komisariati 3 për shkak se një qytetar mbahet peng nga dje”, tha aktivisti Edison Lika. 

Gjatë marshimit, ato po vijojnë me thirrjet kundër qeverisë "Në burg qeveria", "Poshtë narko-shteti" dhe "Nuk shitet Shqipëria"./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Protesta e 133 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, jep doreheqjen sa më parë

133 ditë protesta kundër qeverisë/ Protestuesit thirrje në
pamjet

TIRANË- Protesta qytetare kundër qeverisë Rama ka nisur. Pas organizimit në sheshin Skënderbej, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë me thirrjet "Nuk shitet Shqipëria", "Qeveria në burg", Shqipëria kërkon revolucion" dhe "Edi Rama dil në bulevard, Atdheu është i yni, jo biznes privat". 

Qytetarët që mbajnë të pandryshuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta e 133-të vjen pas më shumë se katër muajsh qëndrese, ndërsa organizatorët deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Prej katër muajsh, protestat kundër qeverisë së Edi Ramës janë përqendruar te kërkesa për largimin e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Protestuesit kanë ngritur akuza për korrupsion dhe keqqeverisje, ndërsa në tubime janë kundërshtuar edhe nisma të qeverisë, veçanërisht reforma administrative dhe territoriale. Lëvizja është shoqëruar me marshime dhe tubime para institucioneve kryesore, ndërsa opozita ka bërë thirrje për mobilizim më të gjerë qytetar.

Protestat synojnë të rrisin presionin politik ndaj qeverisë dhe të kundërshtojnë politikat dhe vendimmarrjen e mazhorancës. Protestat e nisura për shkak të projektit të Sazan-Karaburunit kanë sensibilizuar një lëvizje më të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare, ku qytetarët kanë gjetur mënyra të ndryshme për të protestuar, që nga thirrjet kundër qeverisë te banderolat dhe deri te protestat ballë për ballë Ramës apo socialistëve./Dosja.al

protesta kunder rames

Sondazh

Poll

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah