133 ditë protesta kundër qeverisë/ Protestuesit thirrje në kor: Arrestoni Ramën
Protesta zhvendoset te Komisariati nr.3: Polici këtu na ke, ti mbron kriminelë e jo ne 10 Tetor, 20:55 "Poshtë ...
Protesta zhvendoset te Komisariati nr.3: Polici këtu na ke, ti mbron kriminelë e jo ne 10 Tetor, 20:55 "Poshtë ...
Turi ballkanik/ Nga drejtuesit e institucioneve të drejtësisë tek deputetët e opozitës dhe ligjvënësja e pava...
Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda Partisë...
"Votova pro territoriales që mos të ikja nga PS"/ Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një pla...
Durrsakët mposhtin Skënderbeun 2-0 dhe shkojnë në kuotën e 16 pikëve, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në Superiore. Në sfidën tjetër, Elbasani dhe Vora ndajnë nga një pikë pas barazimit 1-1.

DURRES - Starton me dy ndeshje java e 6-të e Abissnet Superiores. Teuta vazhdon marshimin bindës. Skuadra durrsake mposhti Skënderbeun me rezultatin 2-0, në një ndeshje që e mbylli me një lojtar më pak, por pa lejuar që fitorja t’i rrëshqiste nga duart. Me këtë sukses, të besuarit e Edlir Tetovës shkojnë në kuotën e 16 pikëve dhe ruajnë vendin e parë në klasifikim.
Durrsakët e ndërtuan fitoren që në pjesën e parë, duke goditur dy herë portën kundërshtare. Sherif Kallaku zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të nga pika e penalltisë, duke i dhënë Teutës avantazhin e parë. Në minutën e 32-të, Pedro Martelo dyfishoi shifrat dhe krijoi një epërsi të rëndësishme për skuadrën vendase përpara pushimit.
Në pjesën e dytë, Skënderbeu pati mundësinë të rikthehej në lojë, por nuk arriti ta shfrytëzonte. Bismark u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa topi i kthyer u dërgua në rrjetë nga Zenullari. Megjithatë, goli u anulua për shkak të hyrjes së parakohshme të futbollistit në zonë.
Situata u komplikua për Teutën në minutën e 74-t, kur Boçi u ndëshkua me karton të kuq për reagim antisportiv ndaj Drames. Pavarësisht inferioritetit numerik, durrsakët administruan avantazhin deri në fund, duke siguruar tri pikë të tjera me peshë në garën për kreun.
Elbasani dhe Vora ndajnë pikët
Në përballjen tjetër të ditës, Elbasani dhe Vora u ndanë në barazimin 1-1. Skuadra e drejtuar nga Gvozdenoviç kaloi e para në avantazh me Mazarin, por Vora reagoi në fundin e pjesës së parë, kur Karrica riktheu baraspeshën.
Në fraksionin e dytë, të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores, por ndërhyrjet e portierëve mbajtën rezultatin të pandryshuar. Në fund, secila skuadër mori nga një pikë.
Elbasani ngjitet për momentin në vendin e katërt me 7 pikë, ndërsa Vora shkon në kuotën e 5 pikëve. Në krye, ndërkohë, Teuta vazhdon të diktojë ritmin, duke konfirmuar ambiciet e saj në këtë sezon të Superiores.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Interi rikthehet te fitorja në Serie A me një paraqitje bindëse, duke mposhtur Parmën 3-0 në “San Siro”. Skuadra ...
ANGLI - Spurs barazojnë në minutën e 92-të ndaj Manchester United, ndërsa “Topçinjtë” përmbysin Leedsin ...
GJERMANI - Eksperti i transferimeve, Mark Brus shkruan në Daily Briefing (nëpërmjet weltfussball.de), duke cituar burime pranë sektorit t&...
Palmer nënshkruan kontratën e tij të re së bashku me Xabi Alonson ANGLI - Sulmuesi ndërkombëtar i Anglisë, Cole Palmer, ...
ITALI - Milani po përgatitet për një merkato dimërore me ambicie të mëdha. Sipas La Gazzetta dello Sport, Gerry Cardinale, prona...
ANGLI - I fundit në Premier League në fillim të javës së 6-të (2 pikë), Tottenham, i cili do të përballet ndaj Ma...
SPANJE - Hansi Flick do të jetë në gjendje të mbështetet përsëri te Joan Garcia (25 vjeç). Klubi njoftoi kët&eu...
Cristiano Ronaldo po kalon një periudhë të vështirë me ekipin kombëtar portugez PORTUGALI - Federata Portugeze e Futbollit ka...
ARGJENTINE - Mund të ketë qenë nata e fundit e Argjentinës në stadiumin Monumental të River Plate. Ajo që duhej të ish...
ANGLI - Manchester City ka tentuar të gjejë një rrugëdalje nga një prej çështjeve më të rëndësishme l...