Vokshi: Nëse Braçe ishte kundër reformës territoriale, duhej të votonte kundër

10 Tetor 2026 | 21:24

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Indrit Vokshi analizoi votimin e reformës territoriale dhe qëndrimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili, pavarësisht se ishte shprehur kundër, votoi pro saj në Kuvend.

Vokshi u shpreh se Braçe nuk mund të konsiderohet opozitar për sa kohë pranon qeverisjen dhe mënyrën se si kryeministri Edi Rama ushtron pushtetin ndërsa theksoi se qëndrimi opozitar duhet të shprehet përmes veprimeve dhe jo vetëm me fjalë.

“Kjo parti po shfrytëzon vakumet në krahun e opozitës dhe po tenton të dublojë opozitarizmin. Po na thonë se opozitarë janë Erion Braçe dhe Elisa Spiropali dhe jo ata që janë opozitarë të vërtetë. Por, për mua, ata nuk janë aspak opozitarë, sepse pranojnë qeverisjen dhe mënyrën se si Edi Rama ushtron pushtetin. Çuditërisht, zemërohen dhe dalin si opozitarë kur duan të marrin diçka, kur duan që pushteti t’u japë koncesione, nën moton e shprehjes popullore: ‘Duhet të qajë fëmija që nëna t’i japë gji’. Dhe nëna, Partia Socialiste, pretendohet të mbajë me gji Erion Braçen dhe Elisa Spiropalin, nëse këta po bërtasin dhe qajnë në PS. Nëse është opozitar, le të kalojë në opozitë. Opozitar brenda pushtetit nuk ka. Çfarë opozitari je kur me fjalë je opozitar, por me akte je pushtetar? Nëse do të besonte në fjalimin e tij se ajo ishte një reformë e keqe, duhej të votonte kundër. Dhe ai po na thotë se kemi një Partia Socialiste që të përjashton dhe të vret politikisht nëse ke një mendim të kundërt. Pra, kjo do të thotë se kemi një parti diktatoriale, ndërsa ai thotë: ‘Unë dua të qëndroj brenda kësaj partie diktatoriale’. Çfarë vlere ka kjo për shoqërinë? Nuk ka asnjë vlerë për shoqërinë, për shtetin, për kombin”, tha Vokshi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alibali: Braçe ka krijuar distancim, të largohet nga PS-ja dhe të krijojë parti të re

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, juristi Neritan Alibali deklaroi se deputeti socialist Erion Braçe ka humbur prestigjin moral dhe politik, të cilin e...
20:50 | 10/10/2026

Kush është Katie Zacharia, komentatorja konservatore që Trump e zgjodhi si sekretaren e re të shtypit

Presidenti Donald Trump ka zgjedhur Katie Zacharia-n, një komentatore konservatore, e cila punoi për një periudhë të shkurtër në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, si sekretaren...
20:32 | 10/10/2026

Shpërthen supertankeri me naftë në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se ra në kontakt me një minë detare (VIDEO)

Një supertanker që transportonte naftë bruto dyshohet se ka rënë në kontakt me një minë detare në Ngushticën e Hormuzit, duke shkaktuar një shpërthim të...
20:05 | 10/10/2026