AKTUALITET /

Greqi, vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në fushën e futbollit, Kavala mbyll pa afat fushat sportive

I riu, i njohur si “Ani”, humbi jetën gjatë një ndeshjeje futbolli, pasi u përplas me kokë në një mur pranë tribunave teksa po ndiqte topin jashtë vijave të fushës.

Shkruar nga Versus

Greqi, vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në fushën e futbollit,

Vdekja tragjike e 16-vjeçarit shqiptar Asllan Gjana në ishullin e Thasos, në Greqi, ka nxitur autoritetet të marrin masa për sigurinë në ambientet sportive. Bashkia e Kavalës ka vendosur mbylljen pa afat të fushave të futbollit që administron, deri në përfundimin e kontrolleve teknike.

I riu, i njohur si “Ani”, humbi jetën gjatë një ndeshjeje futbolli, pasi u përplas me kokë në një mur pranë tribunave teksa po ndiqte topin jashtë vijave të fushës. Goditja rezultoi fatale.

Pas ngjarjes, autoritetet pezulluan zhvillimin e ndeshjeve dhe stërvitjeve në ambientet sportive përkatëse, përfshirë edhe aktivitetet e fëmijëve.

Inspektimet do të përqendrohen te përmasat e fushave dhe distancat mes vijave të lojës dhe mureve apo pengesave të tjera që mund të rrezikojnë sportistët.

Fushat do të rihapen vetëm pasi të përfundojnë kontrollet e sigurisë dhe të kryhen ndërhyrjet e nevojshme për të garantuar kushte të sigurta për zhvillimin e aktiviteteve sportive./Versus.al

Poll