Burri përfundon në 'kafazin' e tigrit, kafsha e egër e sulmon! Vizitorët e shokuar bëhen spektatorë! Shikoni videon

Burri përfundon në 'kafazin' e tigrit, kafsha e egër e sulmon! Vizitorët e shokuar bëhen spektatorë! Shikoni videon

21:18, 10/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vizitorët e parkut të kafshëve të egra Yorkshire Wildlife Park, pranë qytetit Doncaster në Britani u bënë dëshmitarë të një skene shokuese. Një burrë hyri në hapësirën e rrethuar ku mbahej një tigër.

Sipas raportimeve, ai ishte në gjendje të rënduar emocionale kur hyri në hapësirën ku mbahej tigri, i cili më pas e sulmoi dhe i shkaktoi plagë të rënda.

Ngjarja shkaktoi panik mes vizitorëve, të cilët u detyruan të largoheshin menjëherë nga ambientet e parkut. Sipas Daily Mail, incidenti ndodhi rreth orës 13:30 në parkun e kafshëve të egra Yorkshire Wildlife Park.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë burrin, i veshur me një bluzë të zezë, të gjunjëzuar në tokë me krahët e hapur. Në një moment, tigri i afrohet nga pas, e kafshon në shpinë dhe e rrëzon përtokë, duke vijuar sulmin. Më pas, tigri qëndron mbi të. Në pamje dëgjohet burri duke bërtitur disa herë: “Ndal!”.

Sipas raportimeve, punonjësit e parkut përdorën fishekë të posaçëm me gaz, me qëllim frikësimin e kafshës dhe largimin e saj nga burri i plagosur.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco