Selvije Jao dhe Shpat Kasapi/ Foto arkiv
Kënga “A je rahat pa mu” e Shpat Kasapit është publikuar tashmë, por pas saj fshihet një histori që nuk ishte bërë e ditur më parë. Projekti ishte përgatitur përpara se këngëtari të hynte në “Big Brother VIP Albania 5”, por planet për lançimin e tij nuk shkuan siç ishte menduar.
Ka qenë Selvije Jao ajo që ka ndarë me ndjekësit detaje nga prapaskenat e këngës, duke treguar se Shpati i kishte dërguar katër versione demo përpara hyrjes në spektakël.
Këngëtari i kishte kërkuar mendimin e saj për të zgjedhur versionin që do të publikohej. Selvija kishte përzgjedhur njërin prej tyre, ndërsa ideja ishte që kënga të dilte gjatë qëndrimit të Shpatit në BBVA.
Sondazh
Poll
