AKTUALITET /

Shpërthen një automjet para gjykatës së Gjirokastrës, 2 të plagosur transportohen në spital. Policia jep detajet e para

Të plagosur kanë mbetur Beqir Devolli dhe Rigers Mela.

Shkruar nga Versus

Shpërthen një automjet para gjykatës së Gjirokastrës, 2

Një shpërthim  ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, në lagjen "18 shtatori".

Burime të konfirmuara për Versus.al nga drejtoria e policisë Gjirokastër thonë se automjeti ka shpërthyer para gjykatës ndërsa dyshohet se shkak mund të jetë vendosja e një sasie lënde plasëse në të.

Të plagosur kanë mbetur Beqir Devolli dhe Rigers Mela.

Në zonë raportohet prani e ambulancave dhe e shërbimeve të emergjencës ndërsa policia ka dhënë informacionet e para për ngjarjen.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.

"Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.

Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit./Versus.al

Poll