
Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, në lagjen "18 shtatori".
Burime të konfirmuara për Versus.al nga drejtoria e policisë Gjirokastër thonë se automjeti ka shpërthyer para gjykatës ndërsa dyshohet se shkak mund të jetë vendosja e një sasie lënde plasëse në të.
Të plagosur kanë mbetur Beqir Devolli dhe Rigers Mela.
Në zonë raportohet prani e ambulancave dhe e shërbimeve të emergjencës ndërsa policia ka dhënë informacionet e para për ngjarjen.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.
"Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit", thuhet në njoftimin e policisë.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.
Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit./Versus.al

