Narko policia vijon terrorin ndaj qytetarëve të cilët ushtrojnë në mënyrë paqësore të drejtën e tyre për të protestuar. Në një video të siguruar nga Syri, duket një moment skandaloz ku 3 policë, dy burra dhe një grua police, kapin për krahu nga të dyja anët një grua rreth të 40-tave dhe e tërheqin me forcë s’i të ishte një kriminele.
Po pse?
Gruaja kishte dalë sot të protestonte kundër qeverisë së Edi Ramës, në ditën e 133-të të protestës. Më pas ajo me një grup tjetër janë afruar tek koncerti që këngëtari Mateos Frroku po performonte në sheshin ‘Skënderbej”
Gjatë koncertit një grup qytetarësh kanë thirrur ‘Rama jepe dorëheqjen” . Duket që kjo thirrje ka bërë që tre policë besnikë të tregojnë ‘forcë’ ndaj gruas duke e arrestuar dhe tërhequr zvarrë.
Ngjarja skandaloze bëhet edhe më e turpshme kur gruaja edhe pse thërret: Jam e sëmurë me zemër, policia nuk e lëshon por vijon ta tërheqë.
© SYRI.net
Makina përplaset me trafikndarësen e më pas shpërthen para Policisë së Gjirokastrës, shkak dyshohet….
'Isha në një festë në Shqipëri...' Violinisti u kap me kokainë me vlerë 1 mln euro, gjykata e dënon me burg dhe 1 mln euro gjobë
I riu shqiptar humbi jetën në fushën e futbollit, Autoritetet marrin vendimin e papritur