web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthen në lëvizje automjeti në Gjirokastër

10 Tetor 2026, 22:18, Kronika CNA

Shpërthen në lëvizje automjeti në Gjirokastër

Një automjet raportohet se ka shpërthyer mbrëmjen e sotme ndërsa ishte në lëvizje në lagjen “18 shtatori” në Gjirokastër.

Si pasojë e shpërthimit, bëhet me dije se automjeti është përplasur me trafikndarësen. Të plagosur kanë mbetur dy persona të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë: 

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.

Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit. /CNA





Lajmet e fundit nga