Tronditet Gjirokastra/ Benzi shpërthen në ecje, përfundon në trafikndarëse! Dy të plagosur rëndë (EMRAT)

Tronditet Gjirokastra/ Benzi shpërthen në ecje, përfundon në trafikndarëse! Dy të plagosur rëndë (EMRAT)

22:31, 10/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë tronditi Gjirokastrën mbrëmjen e kësaj të shtune, 10 tetor, kur një automjet shpërtheu përpara godinës së Policisë.

Një automjet tip “Benz” ka shpërthyer në ecje rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, në Gjirokastër, duke përfunduar në mes të trafikndarëses.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, shtetasit Erigers Mela dhe Beqir Devolli, ky i fundit drejtuesi i automjetit. Të dy të plagosurit ndodhen në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet paraprakisht se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga vendosja e një sasie lënde plasëse në automjet. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e plotë e saj nga grupi hetimor.

Automjeti që shpërtheu është në pronësi të shtetasit Beqir Devolli, i cili ishte dhe po drejtonte makinën kur ndodhi shpërthimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit.

Shikoni videon 

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.

Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco