Një ngjarje e rëndë tronditi Gjirokastrën mbrëmjen e kësaj të shtune, 10 tetor, kur një automjet shpërtheu përpara godinës së Policisë.
Një automjet tip “Benz” ka shpërthyer në ecje rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, në Gjirokastër, duke përfunduar në mes të trafikndarëses.
Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, shtetasit Rigers Mela dhe Beqir Devolli, ky i fundit drejtuesi i automjetit. Të dy të plagosurit ndodhen në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dyshohet paraprakisht se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga vendosja e një sasie lënde plasëse në automjet. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e plotë e saj nga grupi hetimor.
Automjeti që shpërtheu është në pronësi të shtetasit Beqir Devolli, i cili ishte dhe po drejtonte makinën kur ndodhi shpërthimi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.
Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit
© SYRI.net
Makina përplaset me trafikndarësen e më pas shpërthen para Policisë së Gjirokastrës, shkak dyshohet….
E turpshme/ Narkopolicia nuk merret me kriminelët, tërheq zvarrë një grua se thirri: Rama ik! Shikoni pamjet
'Isha në një festë në Shqipëri...' Violinisti u kap me kokainë me vlerë 1 mln euro, gjykata e dënon me burg dhe 1 mln euro gjobë