AKTUALITET /

FOTO/ Shpërthimi i automjetit në Gjirokastër, njërit prej të plagosurve iu dogj Range Rover-i një vit më parë

Një vit më parë, më 13 prill 2025, makina e tij tip ‘Range Rover’ u përfshi nga flakët duke u djegur plotësisht.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Shpërthimi i automjetit në Gjirokastër, njërit prej

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol mbrëmjen e sotme në Gjirokastër në një automjet në lëvizje.

Fotot e automjetit tip Benz tregojnë dëmtimin nga shpërthim, ku shihet se është deformuar totalisht dhe ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Ndërsa 2 personat që ndodheshin brenda në automjet po trajtohen në spital.

Një prej të plagosurve, sipas njoftimit zyrtar të policisë, është Rigers Mela.

Një vit më parë, më 13 prill 2025, makina e tij tip ‘Range Rover’ u përfshi nga flakët duke u djegur plotësisht./Versus.al

Poll