Marjana Koçeku është takuar sot me ambasadorin amerikan në Tiranë, Eric Wendt, dhe dy senatorët nga SHBA-ja, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin. Deputetja e pavarur e Shkodrës është ftuar nga përfaqësia e lartë amerikane, pas largimit nga Partia Socialiste.
Takimi vjen në kuadër të vizitës së senatorëve amerikanë në Shqipëri, gjatë turit të tyre në Ballkanin Perëndimor. Përpara takimit me Koçekun, Shaheen dhe Durbin, së bashku me ambasadorin Wendt, zhvilluan bisedime me drejtuesit e SPAK-ut dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Koçeku vijon mandatin e saj parlamentar si deputete e pavarur, pas ndarjes nga Partia Socialiste. Vizita e delegacionit amerikan në rajon ka në fokus çështjet e sigurisë, integrimin euroatlantik, bashkëpunimin me NATO-n dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
