EMRAT+PAMJET/ Shpërthen në ecje 'Benzi' në Gjirokastër, plagoset shoferi dhe pasagjeri
VIDEO/ Shpërthen në ecje makina në Gjirokastër, policia nis hetimet 10 Tetor, 22:12 EMRAT+PAMJET/ Shpë...
VIDEO/ Shpërthen në ecje makina në Gjirokastër, policia nis hetimet 10 Tetor, 22:12 EMRAT+PAMJET/ Shpë...
Protesta zhvendoset te Komisariati nr.3: Polici këtu na ke, ti mbron kriminelë e jo ne 10 Tetor, 20:55 "Poshtë ...
Turi ballkanik/ Nga drejtuesit e institucioneve të drejtësisë tek deputetët e opozitës dhe ligjvënësja e pava...
Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda Partisë...
• Një mjet tip 'Benz' ka shpërthyer në ecje mbrëmjen e kësaj të shtune në qendër të qytetit të Gjirokastrës, në bulevardin “18 Shtatori”. • Bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, Rigers Mela dhe Beqir Devolli. • Pas shpërthimit, mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, ku si pasojë është deformuar totalisht dhe ka pësuar dëme të konsiderueshme. • Mjeti ishte në pronësi të Beqir Devollit, ndërsa Rigers Mela ishte pasagjer. • Pas ngjarjes policia ka rrethuar vendin, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. • Megjithatë, ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre. • Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit.
3 artikuj për këtë temë.
GJIROKASTËR- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i mjetit në Gjirokastrër. Bëhet me dije se mjetit tip “Benz” në pronësi të Beqir Devollit, i ishte vënë një sasi tritoli. Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:00, teksa “Benz-i” po lëvizte në qendër të qytetit të Gjirokastrës, në bulevardin “18 Shtatori”.
Si pasojë e shpërthimit, të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, Rigers Mela. Të dy të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë pritet që të nisen drejt Tiranës.
Pas shpërthimit, mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, ku si pasojë është deformuar totalisht dhe ka pësuar dëme të konsiderueshme.
Megjithatë, ende nuk dihet shkaku i vendosjes së tritolit, ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit./Dosja.al
GJIROKASTËR- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije se dy persona kanë mbetur të dëmtuar pas shpërthimit të automjetit tip “Benz”, në bulevardin “18 Shtatori” .
Si pasojë, kanë mbetur të dëmtuar Rigers Mela dhe Beqir Devolli, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 22:00, ndërsa automjeti, në pronësi të Beqir Devollit ka qenë në lëvizje në momentin e shpërthimit.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të shpërthimit. Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkakun e incidentit.
Njoftimi i Policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak. Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.
Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit./Dosja.al
GJIROKASTËR- Një automjet ka shpërthyer në lëvizje në qytetin e Gjirokastrës, përpara se të përplasej me trafikndarësen në lagjen “18 Shtatori”.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit.
Automjeti është në pronësi të shtetasit B. D. Ndërkohë, pritet që autoritetet të sqarojnë shkaqet e ngjarjes dhe nëse shpërthimi i dyshuar lidhet me ndonjë defekt teknik të automjetit./Dosja.al