Gjirokastër/ Makina shpërtheu në ecje, shoferi e pasagjeri në gjëndje të rëndë

Gjirokastër/ Makina shpërtheu në ecje, shoferi e pasagjeri në gjëndje të rëndë

22:57, 10/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy të plagosurit nga shpërthimi i makinës në ecje mbrëmjen e sotme në lagjen ’18 shtatori’ në Gjirokastër pritet të nisen drejt Tiranës.

Mësohet se gjëndja shëndetësore e Rigers Mela dhe Beqir Devolli është e rëndë.

Dyshohet paraprakisht se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga vendosja e një sasie lënde plasëse në automjet.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:00 në bulevardin ’18 shtatori’, ndërsa makina ishte në ecje dhe më pas u përplas me trafikndarësen

Makina drejtohej nga Beqir Devolli. Të dy të plagosurit u transportuan në reanimacionin e spitalit të Gjirokastrës në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe pritet që të mbërrijnë në Tiranë.

Në fillim u dyshua se mund të kishte qenë shpërthimi i impiantit të gazit por më pas u mësua se makina rezultoi se kishte qenë me naftë.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e plotë e saj nga grupi hetimor.

Njoftimi i Policisë:

GJIROKASTËR/ Shpërthen në ecje automjeti tip Benz, përfundon në mes të trafikndarëses, dy të plagosur rëndë

Një automjet tip “Benz” ka shpërthyer në ecje në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, duke përfunduar në mes të trafikndarëses. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, shtetasit Rigers Mela dhe Beqir Devolli, ky i fundit drejtuesi i automjetit. Të dy të plagosurit ndodhen në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet paraprakisht se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga vendosja e një sasie lënde plasëse në automjet. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e plotë e saj nga grupi hetimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco