Oligarku për të cilin foli dje Erion Braçe është deputeti i Mundësisë Agron Shehaj. Në rrjetet sociale Braçe akuzoi se ka denoncuar Oligarkun e Politikës por askush nga qeveria nuk lëvizi dhe nuk bëri asnjë verifikim të dokumenteve që ky i fundit ka dorëzuar.
Ai, pa përmendur emra thotë se deputeti oligark e ka ndërtuar pasurinë në tre faza: shfrytëzimi i punonjësve në aktivitetet e biznesit; pretendime për para të lidhura me drogën dhe dyshime për shitblerje fiktive e fryrje të vlerave të pasurive.
Nëse Brace mos të kishte përcaktuar elementin e deputetit mund të të shkojë mendja tek çdo biznesmen, por në fakt, të tre këto akuza, ia ka bërë edhe më parë Agron Shehajt. Konflikti mes Erion Braçes dhe Agron Shehajt është i vjetër.
“Tallja që u bëhet qytetarëve është e pabesueshme. Tani Erion Brace ka bllokuar foltoren dhe kërcënon Edi Ramën se do të votojë gjithë kundër reformës territorial. Po ajo që është më e pabesueshme akoma është që tani Braçen e mbështet edhe opozita në këtë teatrin dhe lojën që po bën me gjoja kundër Edi Ramës”, tha Agron Shehaj dy ditë më parë për miratimin e ligjit të territoriales dhe akuzat e pretendimet e ngritura nga Braçe.

