“A dini të drejtoni helikopterin?”, Erdogan ia beson Marta Kos udhëtimin me trenin e ri drejt Evropës
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përuroi të premten një segment të ri të hekurudhës me shpejtësi të lartë që lidh Stambollin me kufirin bullgar, e më pas drejtoi personalisht trenin gjatë udhëtimit të parë në këtë linjë.
Në kabinën e drejtimit ishte edhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.
Gjatë udhëtimit, Kos e pyeti presidentin turk nëse dinte të drejtonte edhe helikopterin.
“Po”, u përgjigj Erdogan, duke shkaktuar të qeshura te të pranishmit.
Hekurudha e re është pjesë e projektit Halkalı–Kapıkule, që synon të përmirësojë lidhjet hekurudhore mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian.
Segmenti i hapur është 153 kilometra i gjatë dhe lidh Çerkezköyn me Kapıkulen, në kufirin me Bullgarinë. Linja është projektuar për shpejtësi deri në 200 kilometra në orë.
Në ceremoninë e inaugurimit, Erdogan deklaroi se përfundimi i projektit do ta shkurtojë udhëtimin me tren mes Halkalıt dhe Kapıkules nga rreth katër orë në një orë e gjysmë.
Ai theksoi se hekurudha do të ndihmojë në lidhjen e qendrave industriale turke me tregjet evropiane, si dhe do të kontribuojë në rritjen e tregtisë, eksporteve dhe turizmit.
Ndërtimi i projektit ka nisur në vitin 2019 dhe financohet bashkërisht nga Turqia dhe Bashkimi Evropian.
Aksident i pazakontë në Pragë, momenti kur makina e policisë bie në lumë (VIDEO)
Dalin pamjet e dy tornadove në Siçili, makina të përmbysura dhe ndërtesa të dëmtuara (VIDEO)
BE i kërkon SHBA-së të tërheqë sanksionet e fundit ndaj Gjykatën Ndërkombëtare Penale
- 22:16 Gazetarja shqiptare në SHBA: Trump nuk ishte president kur nisi ideja e Kushnerit për investimin në Shqipëri
- 21:52 “Mbështetje për hetime të tjera”, Vokshi komenton vizitat e ambasadorit amerikan në SPAK
- 21:29 “Moment historik”, Rusia reagon pas deklaratës së Trumpit se Ukraina ka nevojë për një president të ri
- 21:24 Vokshi: Nëse Braçe ishte kundër reformës territoriale, duhej të votonte kundër
- 20:50 Alibali: Braçe ka krijuar distancim, të largohet nga PS-ja dhe të krijojë parti të re
- 20:32 Kush është Katie Zacharia, komentatorja konservatore që Trump e zgjodhi si sekretaren e re të shtypit