web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati në Gjirokastër/ Humb jetën një person

11 Tetor 2026, 08:02, Kronika CNA

Atentati në Gjirokastër/ Humb jetën një person

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Gjirokastrës duke shkaktuar një viktimë dhe një person të plagosur.

Sipas raportimeve shtetasi B.D ka ndërruar jetë në spital pasi nuk u ka mbijetuar dot plagëve.

Automjeti tip Benz shpërtheu teksa ishte në lëvizje dhe brenda tij gjendeshin shtetasit R.M dhe B.D.

Pista kryesore lidhet me një ngjarje të mëparshme të regjistruar në vitin 2025, ku shtetasit R.M i kishin djegur automjetin.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për shpërthimin e një automjeti tip “Benz” në lëvizje, që dyshohet se është shkaktuar nga lëndë plasëse, me pasojë dëmtimin e drejtuesit dhe pasagjerit, ju informojmë se drejtuesi i automjetit, shtetasi B. D., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës.

Pasagjeri, shtetasi E. M., 26 vjeç, banues në Gjirokastër, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në informacionin paraprak, ai ishte identifikuar me inicialet R. M.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA

 





Lajmet e fundit nga