EMRAT+PAMJET/ Shpërthen në ecje 'Benzi' në Gjirokastër, plagoset shoferi dhe pasagjeri
VIDEO/ Shpërthen në ecje makina në Gjirokastër, policia nis hetimet 10 Tetor, 22:12 EMRAT+PAMJET/ Shpë...
VIDEO/ Shpërthen në ecje makina në Gjirokastër, policia nis hetimet 10 Tetor, 22:12 EMRAT+PAMJET/ Shpë...
Protesta zhvendoset te Komisariati nr.3: Polici këtu na ke, ti mbron kriminelë e jo ne 10 Tetor, 20:55 "Poshtë ...
Turi ballkanik/ Nga drejtuesit e institucioneve të drejtësisë tek deputetët e opozitës dhe ligjvënësja e pava...
Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda Partisë...
Që prej rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Kievit janë shoqëruar me përplasje të vazhdueshme, pezullime të ndihmës ushtarake dhe përpjekje për të shtyrë Ukrainën drejt negociatave me Moskën.
SHBA- Marrëdhëniet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, po kalojnë një tjetër moment tensioni, mes diskutimeve për rikthimin e naftës ruse në tregjet ndërkombëtare, presionit për ndryshimin e lidershipit në Kiev dhe kërcënimeve për ndërprerjen e mbështetjes amerikane.
Që prej rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Kievit janë shoqëruar me përplasje të vazhdueshme, pezullime të ndihmës ushtarake dhe përpjekje për të shtyrë Ukrainën drejt negociatave me Moskën.
Kriza e fundit shënon një tjetër përshkallëzim të presionit amerikan ndaj qeverisë ukrainase. Përveç kërkesave për të nisur negociatat me Rusinë, administrata Trump po ushtron presion ndaj Kievit edhe për mënyrën se si zhvillon luftën, përfshirë sulmet ndaj rafinerive ruse.
Në këtë klimë tensioni, Trump përsëriti të shtunën se presidenti rus, Vladimir Putin është i interesuar të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila nisi në shkurt të vitit 2022. Në të njëjtën kohë, kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzoi Zelenskyn se nuk është i gatshëm të bëjë kompromiset e nevojshme për arritjen e paqes.
“Rusia do të donte të arrinte një marrëveshje, por për një arsye ose një tjetër, Zelensky nuk dëshiron ta bëjë këtë”, deklaroi Trump për gazetarët.
I pyetur lidhur me telefonatën e fundit me Putinin, të zhvilluar të premten, presidenti amerikan përsëriti se udhëheqësi rus kishte shprehur një dëshirë të fortë për të arritur një marrëveshje. Ndërkohë, deklarata e Trump se Ukrainës i nevojitet një udhëheqës i ri ka shtuar pikëpyetjet mbi të ardhmen e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Kievit. Komentet e tij vijnë në një moment kur diskutimet për eksportet e naftës ruse dhe situata e furnizimit me energji janë kthyer në pjesë të rëndësishme të debatit ndërkombëtar.
Marrëveshja e diskutuar mes Uashingtonit dhe Moskës për naftën ruse, së bashku me presionin ndaj Zelenskyt, ka ngritur shqetësime për drejtimin e politikës amerikane ndaj luftës në Ukrainë. Ndërsa Trump këmbëngul se një marrëveshje paqeje është e mundur, mbetet për t'u parë nëse presioni diplomatik do të çojë drejt negociatave konkrete apo do të thellojë më tej përplasjet mes aleatëve perëndimorë dhe Kievit./Dosja.al
Donald Trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi të shtunën se homologu i tij rus, Vladimir Putin, ësh...
Foto ilustruse MEKSIKA- Qeveria meksikane njoftoi të shtunën ndërtimin e një qendre të re paraburgimi në shtetin per&eum...
Foto ilustruse ARABIA SAUDITE- Mbrojtja e fluturimeve saudite e kapi raketën e mëngjesit, duke bërë një tjetër potencia...
Pamje ANGLI- Mijëra protestues u mblodhën të shtunën në rrugët e Londrës dhe Berlinit për të kërkuar ndal...
Pamje TURQI- Një alarm u dha në Stamboll kur një zjarr shpërtheu në një ndërtesë të Spitalit të Spe...
Foto ilustruse Fillimi i ndërtimit të një autostrade 10.5 kilometra të gjatë mes Shkupit dhe kufirit me Kosovën ësht&eum...
pamjet ANGLI- Një burrë ka mbetur i plagosur rëndë pasi hyri në hapësirën e rrethuar ku mbahej një tigër n&eu...
pamjet FLORIDA- Katër persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike, pasi uragani "Isai...
foto ilustruese TURQI- Turqia ka ndaluar zyrtarisht aksesin e fëmijëve nën moshën 15 vjeç në platformat e rrjeteve soc...
pamjet ITALI- Dy tornado të fuqishme kanë goditur qytetin bregdetar të Marsalës, në Siçilinë perëndimore të...