Beqir Devolli nuk mundi t’i mbijetonte plagëve pas atentatit me tritol të mbrëmjes së djeshme në Gjirokastër.
Makina Benz që ai drejtonte shpërtheu në ecje, ndërsa 48-vjeçari humbi jetën në autoambulancë rrugës duke u dërguar për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Pasagjeri që ndodhej bashkë me Devollin në makinë, Rigers Mela ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë pritet një reagim i policisë për të zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë.













