Humb jetën Beqir Devolli pas shpërthimit të tritolit në Gjirokastër, pasagjeri 26-vjeçar jashtë rrezikut për jetën
Beqir Devolli, 48 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës, pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i tritolit në automjetin e tij tip “Mercedes-Benz” në Gjirokastër.
Në një njoftim shtesë, Policia bën me dije se drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt kryeqytetit, ndërsa pasagjeri, Erigers Mela, 26 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur automjeti shpërtheu në lëvizje. Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga lëndë plasëse e vendosur në makinë.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Devolli njihej me nofkën “Çilo Hundëderri”, ndërsa dyshohet se kishte lidhje me trafikun e drogës në Greqi.
Gazetarja shqiptare në SHBA: Trump nuk ishte president kur nisi ideja e Kushnerit për investimin në Shqipëri
“Mbështetje për hetime të tjera”, Vokshi komenton vizitat e ambasadorit amerikan në SPAK
Studentët njoftojnë protestë kombëtare më 13 tetor para Ministrisë së Arsimit
- 08:51 Kryeministri spanjoll Sánchez nis fushatën me strehimin si temë kryesore
- 08:27 Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç
- 08:25 Lëvizja më e madhe shoqërore pas 1968, Franca përballë një revolucioni që kërcënon zgjedhjet presidenciale
- 08:13 Rusët përballen me kufizime udhëtimi në BE për të parandaluar sulmet hibride
- 08:08 Si u radikalizua piloti që tentoi rrëzimin e avionit me qytetarë izraelitë?
- 08:05 “A dini të drejtoni helikopterin?”, Erdogan ia beson Marta Kos udhëtimin me trenin e ri drejt Evropës