Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Atentati me tritol në Gjirokastër i merr jetën Beqir Devollit, 45-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Shkruar nga Newsbomb
Atentati me tritol në Gjirokastër i merr jetën Beqir Devollit,
Automjeti dhe viktima, Beqir Devolli

Beqir Devolli ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa transportohej me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. 45-vjeçari mbeti i plagosur rëndë pas shpërthimit të një sasie tritoli të vendosur në automjetin e tij tip “Mercedes-Benz”.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00 mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “18 Shtatori”, pranë Gjykatës së Gjirokastrës. Lënda plasëse shpërtheu në automjetin me të cilin udhëtonte Devolli, i cili sapo ishte kthyer nga Tirana. Në makinë me 45 vjeçarin ndodhej edhe Rigers Mela, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa më herët u raportua se objektivi i mundshëm i atentatit ishte pasagjeri Rigers Mela. Një vit më parë, atij iu dogj një automjet tip “Range Rover” në lagjen Dunavat të Gjirokastrës.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për shpërthimin e një automjeti tip “Benz” në lëvizje, që dyshohet se është shkaktuar nga lëndë plasëse, me pasojë dëmtimin e drejtuesit dhe pasagjerit, ju informojmë se drejtuesi i automjetit, shtetasi B. D., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës.

Pasagjeri, shtetasi E. M., 26 vjeç, banues në Gjirokastër, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në informacionin paraprak, ai ishte identifikuar me inicialet R. M.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese