BOTA /

Sulmi vdekjeprurës në aeroportin e Riadit, 12 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite e ka cilësuar sulmin si një “krim lufte”, duke fajësuar rebelët Huthi të Jemenit

Shkruar nga Versus

Sulmi vdekjeprurës në aeroportin e Riadit, 12 të vrarë dhe

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 300 të tjerë janë plagosur nga sulmi i së shtunës në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad të Arabisë Saudite.

Sipas autoritetit saudit të aviacionit civil, mes viktimave janë katër shtetas sauditë, dy nga Bangladeshi dhe nga një shtetas i SHBA-së, Jordanisë, Palestinës, Sirisë, Sudanit dhe Egjiptit.

Sulmi shkaktoi panik mes udhëtarëve dhe personelit të aeroportit. “Të gjithë po vraponin”, tha një dëshmitar okular për ngjarjen, ndërsa pamjet e publikuara tregojnë shtëllunga tymi që ngrihen në zonën e aeroportit.

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite e ka cilësuar sulmin si një “krim lufte”, duke fajësuar rebelët Huthi të Jemenit. Këta të fundit nuk kanë komentuar mbi sulmin e së shtunës, por kanë marrë përgjegjësinë për sulme të tjera ndaj të njëjtit aeroport, të ndodhura të enjten.

Sipas korrespondentit të BBC-së për Lindjen e Mesme, kjo ngjarje përbën sulmin e vetëm më vdekjeprurës ndaj një vendi arab të Gjirit që nga nisja e luftës mes Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në shkurt./Versus.al

Poll