Policia ka reaguar me një informacion shtesë për shpërthimin e automjetit tip “Benz” në lëvizje në Gjirokastër, ku mbetën të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri.
Sipas njoftimit të Policisë, 45-vjeçari, Beqir Devolli banues në Gjirokastër, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga shpërthimi dhe ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës.
Ndërkohë, pasagjeri, 26-vjeçari E. M., gjithashtu banues në Gjirokastër, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia sqaron se në informacionin paraprak, ai ishte identifikuar me inicialet R. M.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga lëndë plasëse.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.













