EMRAT/ Një i vdekur dhe një i plagosur. Kush ishte shënjestra e atentatit në Gjirokastër?
Një shpërthim me lëndë plasëse tritol ka tronditur Gjirokastrën mbrëmjen e kaluar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:0...
Një shpërthim me lëndë plasëse tritol ka tronditur Gjirokastrën mbrëmjen e kaluar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:0...
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 134-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se katër ...
Personi në foto është Beqir Devolli, 48-vjeçari i cili humbi jetën orët e para të mëngjesit të sotëm ...
Pritet rënie e vlerave barike, duke bërë që në vendin tonë vranësirat dhe shirat të jenë prezente që në...
Dashi Nen ndikimin e madh te Venusit ju do i jepni me shume prioritet se kurrë me pare jetës ne çift. Do ndiheni mire pranë personit qe...
Të premten, më 9 tetor, gjykata e Nicës në Francë dënoi një muzikant me katër vjet burg, një prej të cilave ...
Një aksident u regjistrua mbrëmjen e sotme në lagjen 18 Shtatori pranë Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, kur ...
Tre persona të armatosur janë arrestuar dje në Lezhë, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një vrasje. Operacioni i ...
Evropa kundër afrimit Trump-Putin për naftën ruse, Brukseli, Berlini dhe Londra këmbëngulin te sanksionet ndaj Moskës Një me...
Pasditen e nxehtë të 26 gushtit, ndërsa dielli po perëndonte mbi plazhin e Durrësit, një Audi i zi u bllokua nga disa makina t&eum...

Një shpërthim me lëndë plasëse tritol ka tronditur Gjirokastrën mbrëmjen e kaluar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në bulevardin “18 Shtatori” në qendër të qytetit, ndërsa Beqir Devolli 45-vjeç, i cili drejtonte automjetin tip “Benz” që u hodh në erë, ka ndërruar jetë në ambulancë, gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Nga shpërthimi mbeti i plagosur edhe Rigers Mela, i cili, sipas informacioneve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Detajet e publikuara tregojnë se shpërthimi ndodhi pranë Gjykatës së Gjirokastrës dhe Komisariatit të Policisë.
Pas shpërthimit, automjeti humbi kontrollin, vijoi lëvizjen dhe përfundoi mbi trafikndarësen, përpara Drejtorisë Vendore të Policisë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të konsiderueshme në automjet, ndërsa shpërthimi u dëgjua në një pjesë të madhe të qytetit.
Fillimisht, hetuesit shqyrtuan edhe mundësinë e një shpërthimi nga impianti i gazit.
Por raportimet e mëvonshme treguan se automjeti përdorte naftë, ndërsa dyshimet u përqendruan te vendosja e një sasie lënde plasëse.
Burime jozyrtare të policisë, të cituara nga mediat, raportuan se lënda plasëse dyshohet të ketë qenë tritol.
Një nga pistat që po shqyrtojnë hetuesit është aktivizimi i saj në distancë, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për mekanizmin e shpërthimit apo sasinë e eksplozivit.
Një detaj tjetër që merr rëndësi për hetimin është një ngjarje e mëparshme, ku përfshihej Rigels Mela.
Në prill të vitit 2025, automjeti i tij tip “Range Rover” u përfshi nga flakët ndërsa qëndronte i parkuar në lagjen Dunavat të Gjirokastrës. Banorët e zonës njoftuan autoritetet pasi konstatuan zjarrin, ndërsa nga ngjarja nuk pati persona të lënduar.
Ndërkohë viktima Beqir Devolli, njihej edhe me nofkën “Çilo hundëderri.” Sipas informacioneve të para, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi, por në policinë e Gjirokastrës nuk rezulton asnjë dosje për të.
Në njoftimin e parë, Policia e Gjirokastrës deklaroi:
“Rreth orës 22:00, në bulevardin ‘18 Shtatori’, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip ‘Benz’, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje. Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit”.
Hetuesit duhet të përcaktojnë nëse autorët synonin Beqir Devollin, në pronësi të të cilit ishte automjeti, apo Rigels Melën, emri i të cilit lidhet edhe me incidentin e vitit 2025.
Në maj të vitit 1959, nga Bruklini i Amerikës, At Vasil Dhimitri i Kishës Ortodokse Shqiptare i shkruante Enver Hoxhës për lirim...
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë disa përmbytje në rrugët kryesore të qytetit të Vlorës, duke kri...
Personi në foto është Beqir Devolli, 48-vjeçari i cili humbi jetën orët e para të mëngjesit të sotëm ...
Pritet rënie e vlerave barike, duke bërë që në vendin tonë vranësirat dhe shirat të jenë prezente që në...
Të premten, më 9 tetor, gjykata e Nicës në Francë dënoi një muzikant me katër vjet burg, një prej të cilave ...
Vdekja tragjike e 16-vjeçarit shqiptar Asllan Gjana në një fushë futbolli në Thasos të Greqisë nxiti reagimin e menjëh...
Një aksident u regjistrua mbrëmjen e sotme në lagjen 18 Shtatori pranë Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, kur ...
Narko policia vijon terrorin ndaj qytetarëve të cilët ushtrojnë në mënyrë paqësore të drejtën e tyre për ...
Protestuesit kanë mbërritur në “Bllokun e Sigurisë” te Mine Peza, me thirrjet “lironi Turin”. Artur Alimadhi ë...
Një mekanizëm i dyshimtë i ngritur brenda Operatorit të Blerjeve të Përqendruara nga Jonaid Myzyri është duke gjobitur...